Gati 50 mijë uebfaqe me WordPress infektohen me virus kriptografik - Auto&Tech - Kosova Sot
Gati 50 mijë uebfaqe me WordPress infektohen me virus kriptografik

Gati 50 mijë uebfaqe me WordPress infektohen me virus kriptografik

Epidemia e viruseve kriptografikë mund të dalë në çdo moment nga kontrolli.

Sipas hulumtuesit Troy Murch, shkruan The Next Web, gati 50 mijë uebfaqe me WordPress janë infektuar me virus kriptografik.

Duke u bazuar në një kod burim të motorit PublicWWW për të skanuar faqet me maluerë (viruese) kriptografikë, Mursch gjeti 48,953 uebfaqe të prekura.

Hulumtuesi tha se Coinhive vijon të jetë skripti kriptografik më i përhapur dhe ka pushtuar plotë 40 mijë uebfaqe, ose 81 për qind të të gjitha rasteve të regjistruara.

Ai kishte arritur të zbulonte të paktën 30 mijë uebfaqe të infektuara me Coinhive në nëntor të vitit të kaluar dhe pjesa tjetër ose 19 për qind, zihet nga maluerë Crypto-Loot, CoinImp, Minr dhe deepMiner.

Mursch thotë se 2,057 uebfaqe janë infektuar nga Crypto-Loot, 4,119 nga CoinImp, 692 nga Minr dhe 2,160 nga deepMiner.

Në muajin shkurt u zbulua se një mori uebfaqe të ligjshme ishin pushtuar nga skriptet kriptografikë.

(Kosova Sot)

7 orë e 58 minuta më parë
19/06/18