Ferrari 488 Pista prezantohet në Geneva Motor Show me 720 kuajfuqi - Auto&Tech - Kosova Sot
Ferrari 488 Pista prezantohet në Geneva Motor Show me 720 kuajfuqi

Ferrari 488 Pista prezantohet në Geneva Motor Show me 720 kuajfuqi

Pjesët nga makinat e garave, e bëjnë Pisan edhe më të egër.

Prodhuesi italian Ferrari, zyrtarisht ia ka hequr mbulesën modelit të shumëpritur 488 Pisa, në Geneva Motor Show. Ky është modeli për i perfeksionuar nga linja 488, me motor 3.9-litra turbo dyshe V9 që prodhon 720 kuajfuqi, ndërsa peshon 1,280 kilogramë. Fuqitë shpërndahen përmes shtatë shpejtësive, nga një transmision dyfish.

Si rezultat i kësaj, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, Pisa e arrin për 2.85-sekonda, ndërsa dyfishin e kësaj mund ta arrijë për 7.6-sekonda. Shpejtësia maksimale që mund të arrijë, është fiksuar në 340 kilometra në orë.

Motori është huazuar nga Ferrari 488 Challenger, teksa shumë pjesë nga makinat e garave. Shufrat mbrojtëse dhe tubi për nxjerrjen e gazrave, janë të punuara nga titani. Grilli, si dhe pjesët e brendshme si zinxhirët dhe disqet e ndryshme, kanë përbërje nga fibrat e karbonit.

Për t’i rritur aerodinamikën, fokusi nuk është vënë te kapaku, por te pjesa e pasme që e bënë prerjen e ajrit. Në terme të dinamikës së veturës, Ferrari ka vendosur në Pisa versionin e fundit të kompanisë, që mundëson shkathtësi shumë më të mëdha. Në këtë formë, shoferi ka kontroll shumë më të madh edhe kur është duke lëvizur me shpejtësi.

Image
Image

 

(Kosova Sot)

17 orë e 37 minuta më parë
21/09/18