"iPhone X", smartfoni me kamerën më të mirë? - Auto&Tech - Kosova Sot
"iPhone X", smartfoni me kamerën më të mirë?

"iPhone X", smartfoni me kamerën më të mirë?

Kur flitet për kamerat e celularëve të mençur, rrallë ndodhë që "Apple" t'i zhgënjejë përdoruesit. Edhe pse konkurrenca, ndonjëherë, është në gjendje ta tejkalojë kompaninë "Apple", kamerat e "iPhone"-it janë të njohura për nga fotografitë e një kualiteti tepër të lartë. Në raportin dedikuar celularëve të mençur me kamerat më të mira, sajti "Consumer Reports" thotë se "iPhone X" është më i miri në këtë domen. Pas kamerës së "iPhone X", në listë vijnë po ashtu modelet e "Apple"-s: iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus. Celularët që nuk janë mod ele të "Apple"-it, e që janë gjetur në këtë listë, janë "Samsung Galaxy S8", "S8+", "Note 8" dhe "Galaxy S8 Active". 

(Kosova Sot)

19 orë e 51 minuta më parë
25/06/18