"LG ThinQ", ekran me rezolucion 4K - Auto&Tech - Kosova Sot
"LG ThinQ", ekran me rezolucion 4K

"LG ThinQ", ekran me rezolucion 4K

E dhe pse LG tash vonë nxori në shitje smartfonin e tij "G7 ThinQ", zërat rreth 'trashëgimtarit' të tij për vitin 2019 tanimë kanë filluar që të qarkullojnë në internet. Natyrisht, ende është herët që të flitet rreth informatave të konfirmuara, rreth celularit të ri "LG G8 ThinQ", por thashethemet më të reja vijnë nga burime goxha të besueshme. Kështu, "Ice Universe" thotë se "G8 ThinQ" për vitin 2019 do ta ketë një ekran me rezolucion 4K edhe përkundër asaj që nuk pritet që LG të ndërrojë panelet LCD me modele OLED.

Ekranet e reja 4K me gjasë do ta implementojnë teknologjinë e bazuar te përmbajtja VR. Duke qenë se paraqitja e modelit "G8 ThinQ" nuk do të bëhet edhe për një vit, ende është vështirë që të konfirmohet saktësia e këtyre informatave. 

(Kosova Sot)

13 orë e 13 minuta më parë
19/06/18