"Asus ZenBook S", laptopi që do t'ju pëlqejë - Auto&Tech - Kosova Sot
"Asus ZenBook S", laptopi që do t

"Asus ZenBook S", laptopi që do t'ju pëlqejë

Laptopi më i ri ultraportabël i markës "Asus" me të vërtetë meriton që ta mbani në prehër.

L aptopët e parë, thënë sinqerisht, nuk meritonin të quheshin laptopë. Të trashë, të rëndë dhe me një nxehtësi të tillë që lironin, ishin të papërshtatshëm që të mbaheshin në prehër. 

LAPTOPI I ËNDRRAVE Por, laptopi i ri i markës "Asus" - "ZenBook S", është ai laptopi i lehtë të cilin shefat ekzekutivë të fillimit të viteve 1990 e kishin ëndërruar. I prezantuar në "Computex" në Taipei, ditë më parë, laptopi "ZenBook" ka një peshë prej 1 kg dhe është 12.9 mm i trashë. Ai është testuar për të plotësuar standardet ushtarake të qëndrueshmërisë dhe vjen me ngjyra 'të frymëzuar nga momentet magjike të lindjes të diellit, kur rrezet e arta të diellit ndriçojnë së pari qiellin e kaltër. Nëse ju pëlqen një gjë e tillë. 

NYJA "ERGOLIFT" Përpos peshës së vogël, e cila e bën atë ultra-portabël, laptopi "ZenBook S" dallohet edhe për nga nyja e tij "ErgoLift". Pasi që ta hapësh atë, ekrani e shtynë 'keyboard'-in në një kënd prej 5.5°, për ta lehtësuar shkrimin, derisa që ta keni laptopin në prehër, apo edhe në tavolinë. Pasi që ta mbyllni, do të shihni që nyja 'zhduket', duke dhënë një trup të lëmuar, që hyn lehtë në çantën tuaj. Ky është një tipar i vogël, por i mrekullueshëm për njerëzit të cilët duan ta përdorin laptopin e tyre në lëvizje e sipër, apo kudo tjetër, përpos tavolinës së madhe, të rrafshët. Dhe, ky është një tipar i cili ndihmoi kompaninë "Asus" që ta marrë Shpërblimin "Best Choice Golden Award" në "Computex" këtë vit. 

NGA BRENDA Nga brenda, "ZenBook S" përmban disa prej specifikave Premium në atë trup të hollë, duke përfshirë edhe një ekran 13.3-inç 4K, procesorin "Intel Core i7", 16GB të RAMit dhe 1TB SSD te modeli kryesor.
 
Image

 


(Kosova Sot)

11 orë e 34 minuta më parë
19/06/18