Çka mund të prezantojë "Apple" sot,më 12 shtator? - Auto&Tech - Kosova Sot
Çka mund të prezantojë "Apple" sot,më 12 shtator?

Çka mund të prezantojë "Apple" sot,më 12 shtator?

'iPhone XR', 'iPhone XS Max', 'iPad Pro', 'Mac'...

Sezoni i "Apple"-s fillon këtë javë dhe, bollëku i këtij viti mund të jetë me të vërtetë i madh. Të mërkurën, ne presim që të shohim tre "iPhone" të rinj, duke përfshirë edhe një "iPhone X" të ri, një version super të madh të quajtur "iPhone XS Max" dhe një variant më pak të shtrenjtë, të quajtur "iPhone XR". Kjo treshe e "iPhone"- ve do ta zërë qendrën e skenës në një ngjarje, e cila pritet që ta prezantojë edhe një "Apple Watch Series 4" të ri dhe më të madh. Pajisjet e reja 'iPad Pro', pajisjet e reja "Mac" dhe aksesori mbushës pa kabllo "Apple AirPower" - i paralajmëruar një vit më parë dhe asnjëherë i prezantuar - po ashtu janë mundësi.

MË I RËNDËSISHMI

Sipas njoftimeve, celulari i ri, më i rëndësishëm, nga "Apple" do të quhet "iPhone XS", i cili do të ketë një procesor të përparuar dhe kamera të tilla dhe do të vijë në ngjyrë të artë, të hirtë dhe të argjendtë. Një version me madhësi shtesë, "iPhone XS Max", do ta ketë një ekran prej 6.5 inçësh, që do të jetë ekrani më i madh që ka përdorë "Apple" ndonjëherë për një celular. Dhe, kompania do ta prezantojë edhe një version të tretë, më të lirë, i cili mund të quhet "iPhone XR", me një ekran LCD të madhësisë 6.1 inçë. Kjo është në përputhje me thashethemet e mëparshme, por thuhet se celulari i ri prej 6.1 inçësh mund ta ketë një çmim fillestar prej 849 dollarësh.

DETAJET MË TË REJA

Këto detaje vijnë në momentin e fundit para 12 shtatorit. Që nga viti 2012, "Apple" ka prezantuar celularë të rinj "iPhone" çdo shtator. Vitin e kaluar, kjo kompani sikur tejkaloi edhe vetveten, me tri modele të reja, "iPhone 8" dhe "8 Plus", si dhe disa javë më vonë, celularin me ridizajnim radikal, "iPhone X". Sivjet pritet gjerësisht që "Apple" ta përsëritë këtë 'festë' me një treshe të modeleve të reja, të bazuara te dizajni 'X': pa butonin 'home', me ekranin skaj më skaj, si dhe me pajisjen 'Face ID'.

JA ÇKA MUND TË SHOHIM:

• Vazhdimi (iPhone XS): Vazhdimi i celularit kryesor të prezantuar vitin e kaluar, për të cilin thuhet se do të quhet "iPhone XS", me gjasë do ta ketë një performancë më të mirë, kamera më të mira dhe një bateri me jetëgjatësi më të madhe, derisa do ta ruajë ekranin e njëjtë (apo të ngjashëm) OLED me 5.8 inçë. Çmimi mund të fillojë nga 899 dollarë.

• Celulari i madh ("iPhone XS Max"): thuhet se "Apple" ka zhvilluar një version më të madh të "iPhone X" me 6,5 inçë, i cili me gjasë do ta mbajë emrin "iPhone XS Max" e i cili mund të ketë tri kamera të pasme dhe do ta ketë një çmim që do të fillojë nga 999 deri 1,100 dollarë, apo edhe më shumë. Ka mundësi që të shtohet edhe "Apple Pencil", me qëllim të konkurrimit me celularët "Samsung Galaxy Note".

• Modeli më pak i shtrenjtë (iPhone XR): Një variant prej 6.1 inçësh mund të vijë me ekran LCD, me vetëm një kamerë të pasme dhe me dizajn alumini. Dhe, ai mund të jetë relativisht më pak i shtrenjtë, me një çmim që do të fillojë nga 699 deri 849 dollarë. Që të dy celularët më të mëdhenj mund të kenë, në disa vende edhe dy kartela SIM.

 

(Kosova Sot)

4 orë e 1 minuta më parë
18/11/18