Apple prezanton telefonin e tretë të ri për sivjet - iPhone XR - Auto&Tech - Kosova Sot
Apple prezanton telefonin e tretë të ri për sivjet - iPhone XR

Apple prezanton telefonin e tretë të ri për sivjet - iPhone XR

Gjiganti teknologjik Apple ka prezantuar telefonin e tretë të ri për këtë vit.

iPhone XR quhet telefoni i ri i kompanisë që do të vijë me ekran deri në skaje. Ekrani i këtij telefoni është me madhësi 6.1-inç.

Image

Ai do të vijë me ekran LCD dhe ka edhe versionin me ngjyrë të kuqe.

Apple ka bërë të ditur se iPhone XR vjen me çmim version prej 64GB hapësirë të brendshme deri në versionin me 256GB.

Ky telefon nis me çmim prej 749 dollarësh.

Më herët, Apple ka prezantuar iPhone Xs dhe iPhone Xs Max.

Image

 

(Kosova Sot)

7 orë e 52 minuta më parë
23/09/18