Kritika të shumta për “Apple”, modelet e reja të “iPhone” janë të mëdha për duart e femrave - Auto&Tech - Kosova Sot
Kritika të shumta për “Apple”, modelet e reja të “iPhone” janë të mëdha për duart e femrave

Kritika të shumta për “Apple”, modelet e reja të “iPhone” janë të mëdha për duart e femrave

Pas prezantimit të celularëve të rinj, “Apple” është kritikuar se ka dizajnuar “iPhone” të mëdhenj për duart e femrave.

Aktivistet u shprehën se gjiganti i teknologjisë nuk po bënte produkte për femrat, pasi njoftoi se do të ndërpresë modelin më të vogël të “iPhone”, SE.

Ndërkohë gjerësia e ekranit të modeleve të reja të “iPhone XS” varion nga 5.8in në 6.5in – të gjitha dukshëm më të mëdha se SE, e cila ka një madhësi prej 4in.

Pasi lançoi produketet e reja të mërkurën, 4 modele të “iPhone” janë hequr nga uebsajti i “Apple”, duke përfshirë edhe “iPhone SE”.

Ende nuk dihet se kur kompania gjigante mund të realizojë një tjetër model që të zëvendësojë SE-në.

Kritikuesit janë shprehur se modelet e mëdha do të jenë më të vështira për gratë që të përdoren, pasi dora e një femre është më e vogël se e një mashkulli.

Caroline Criado Perez e cila është një aktiviste feministë është shprehur se ka marrë një lëndim të përsëritur të tendosjes, pikërisht nga të paturit një “iPhone 6” derisa mori “iPhone SE”.

“Kjo me të vërtetë ndikon në shëndetin e duarve të grave – gratë blejnë më shumë “iPhone” sesa burrat – thjesht më vjen keq se “Apple” nuk e projekton modelin e ri duke patur në mendje trupin tonë”, ka shtuar ajo.

(Kosova Sot)

11 orë e 21 minuta më parë
23/09/18