PREZANTOHET RISIA HIBRIDE "LEXUS UX" - Auto&Tech - Kosova Sot
PREZANTOHET RISIA HIBRIDE "LEXUS UX"

PREZANTOHET RISIA HIBRIDE "LEXUS UX"

P ionieri i modeleve hibridë të markës "Lexus" ka ndërtuar motorë të elektrizuar tash e disa dekada. Po ashtu, ishte një nga prodhuesit e parë për të ofruar një 'SUV' luksoz, kur kishte lansuar origjinalin "RX" në vitin e largët 1998. Tani, vetëm tre vjet pasi ka prezantuar modelin e dytë të butë të rrugëve, me emrin "NX", modeli i tretë "SUV" është rrugës. Pasi modeli "crossover" nuk tregon shenja të ngadalësimit, marka "Lexus" ka sjellë në treg kompaktin "UX". Modeli "Mercedes GLA" ka inspiruar modelin e vogël për t'u prezantuar muajin e ardhshëm, duke filluar me një çmim prej 33,640 euro. Nga jashtë, modeli "UX" ka një duhmë të gjeneratës së parë të modelit "BMW X1". Më i ulët, por më i gjatë sesa shumica e rivalëve të vet kryesorë, prenë profilin e më shumë ngjashmërive sesa modelet kupe të 'SUV'. Linja e reduktuar e kulmit ka reflektuar brenda, kur vozitja në pozitë të ulët ofron ndjenjën e një veturës sportive që ndihet prapa timonit. Bazuar në platformën e "Toyota"-s "TNGA", bukuroshja "Lexus SUV" është e mahnitshme për t'u vozitur. Duke përdorur "Adaptive Variable Suspension" (AVS), që i ka trashëguar nga modeli "LC coupé", siguron një vozitje të mirë. Zgjedhja e vetme e motorit, në modën e vërtetë të "Lexus", është hibridi që 'mbushet vetvetiu'. Duke përdorur motorin me benzinë prej 2.0 litra lidhet me dy motorë elektrikë, derisa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra e arrijnë për 8.5 sekonda. "Lexus" ka zgjedhur një etapë për dizajnin e brendshëm. Butonat për kontrollin e klimës ngjasojnë shumë me tastierën e pianos si dhe lehtë kontrollohen. Çmimet dhe specifikat e plota do të shpallen kur modeli të dalë në shitje në tetor. 

 

(Kosova Sot)

10 orë e 49 minuta më parë
23/09/18