"Fableti" i parë i lakueshëm prezantohet në Kinë - Auto&Tech - Kosova Sot
"Fableti" i parë i lakueshëm prezantohet në Kinë

"Fableti" i parë i lakueshëm prezantohet në Kinë

Celularët e lakueshëm sapo janë bërë realitet. Kompania nga Kalifornia me emrin "Royole" prezantoi pajisjen "FlexPai", pajisjen e parë mobile të lakueshme në botë. Kur është tërësisht i shpalosur, "FlexPai" ka një tablet me 7,8 inçë me një raport të anëve 4:3. E, kur të jetë i palosur, madhësia e ekranit zvogëlohet në rreth 4 inçë. Bëhet fjalë për ekranin "AMOLED", i cili mund të paloset në mes, por jo në ndonjë mënyrë tjetër. Softueri i tij, i quajtur "Water OS", njeh kur përdoruesi e bën një gjë të tillë, prandaj me atë rast fikë gjysmën e ekranit dhe tregon përmbajtjen vetëm në gjysmën e ekranit, që është në përdorim ato momente. Njëra gjysmë e ekranit është paksa më e madhe, prandaj ka më shumë gjasa që ajo të përdoret nga përdoruesi. Kur është e shpalosur, trashësia e kësaj pajisjeje është vetëm 7,6 milimetra. E, pasi që të paloset, kjo trashësi rritet në 15,2 milimetra.

 

(Kosova Sot)

2 orë e 52 minuta më parë
15/11/18