Editoriali:Kronikë e një ambicieje të paralajmëruar
Pak javë para shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në opinion u lansua lajmi për bisedimet e pritshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Deklarata e ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, se Kosova ka shtete të fuqishme pas vetes, e shprehte paraprakisht dëshpërimin e Beogradit zyrtar para 22 korrikut. Sa më shumë afrohej ora e shpalljes së verdiktit të shumëpritur, aq më tepër nxehej debati për Veriun e Republikës së Kosovës. Më shumë se 25 për qind e territorit është edhe më tutje jashtë kontrollit shtetëror të Qeverisë së vendit tonë, ndërsa prezenca e misioneve ndërkombëtare e ka zbutur pak situatën, por ende nuk ka arritur ta rikthejë ligjshmërinë edhe në enklavën më të madhe serbe.
Mendimi pa ekuivoke i GJND-së ia ka lënë vetëm një mundësi politikës serbe – të sjellë në tavolinën e bisedimeve territoret. Hartimi i një rezolute nga ana e Serbisë, ku nuk kërkohen më bisedime për status, tregon se apriori është pranuar shteti i Kosovës. Por, jo në kufijtë ekzistues. Ministria e Jashtme e Serbisë njofton se ka dorëzuar një propozim-rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku thuhet se “shkëputja e njëanshme nuk është një rrugë e pranueshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale”.
Lufta për Veriun është përpjekja e fundit e serbëve, që të mos mbeten pa asgjë.
Plane speciale për Veriun, autonomi, modele si ai i Tirolit Jugor etj, qarkullojnë vazhdimisht në mediet ndërkombëtare. Interpretimi apo keqinterpretimi i tyre kanë krijuar konfuzitet të madh. Ambicia e Serbisë për të përfituar Veriun e Kosovës, megjithatë, është e paqëndrueshme dhe nuk mund të pranohet kurrë si e tillë nga politikanët e vendit tonë. Siç e thotë edhe vetë kryeministri i Republikës, Hashim Thaçi, në intervistën dhënë gazetës “Kosova SOT”, pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë, “Kjo do të ishte çmenduri politike”.





ad_d.jpg)


QEVERITARET tan po knaqen me thash e thena por duhet qe te punojn shume dhe te ndermarrin masa te ashpra kundra serbis qe i shtin hunet ne Kosov kinse ti ruaj serbet . Ndersa tonet nuk ja permendin asnjihere shqiptaret ne serbi. Po ashtu habit fakti se si SHqiperia nuk i tha as nje here Serbis se ne paq te drejt te interesohesh per 1ooooo serb na kemi te drejt njimilon here te interesohmi me shum per dymilion e dyqinmij shqiptar ne kosov edhe ne serbi dhe ti thot TADIQIT mbyll gojn.