Ja gjërat të cilat djemtë nuk do t'ua thonë kurrë, por që e dini se janë të vërteta!

  • 24 May 2016 - 13:23
Ja gjërat të cilat djemtë nuk do t'ua thonë kurrë,  por që e dini se janë të vërteta!

Të gjithë e dimë se ka disa gjëra, për të cilat meshkujt kurrë nuk do t'na tregojnë, raporton Gazeta Kosova Sot

1. ATYRE U MUNGONI Nëse keni fatin që ta keni një të dashur i cili vazhdimisht ju dërgon mesazhe, duke ju thënë se ju do, atëherë me të vërtetë jeni me fat, meqë djemtë rrallëherë thonë "më mungon". Për shumicën e meshkujve, kjo do të ishte shenjë e dobësisë, e ata nuk duan aspak të jenë të dobët, apo jo?

2. NUK KËNAQEN GJITHMONË SA HERË QË DALIN ME SHOKËT Nëse i dashuri juaj ka dalë me shokët, atëherë ju mund të mendoni se ai do ta kalojë natën duke pirë dhe duke shikuar e biseduar me femra të tjera. Në fakt, e tëra që ai dëshiron, mund të jetë një natë e qetë me miqtë e tij, për t'u informuar rreth tyre, meqë gjatë kohës sa është me ju, mund t'i kenë ikur shumë informata të rëndësishme.

3. KUR JU THOTË SE DUKENI BUKUR Ok, disa djem me të vërtetë nuk përtojnë që të bëjnë komplimente, por shumica prej tyre jo. Ndonjëherë, koha kur më së shumti doni ta dëgjoni atë kompliment nga ai, nuk është kur kaloni disa orë para pasqyrës, por kur zgjoheni herët në mëngjes, apo kur ndiheni keq dhe nuk keni pasur fuqi as t'i krihni flokët. Një mashkull i cili jua thotë në raste të tilla se dukeni bukur, me të vërtetë ju do dhe ju çmon.

4. ATA KANË FRIKË NGA VETMIA Nëse mendoni se vetëm femrat kanë frikë nga vetmia, atëherë gaboni. Kushdo që ka pasur ndonjë të dashur të sinqertë dhe që ka biseduar me të në këtë temë, e di se edhe meshkujt kanë frikë nga vetmia. Në fund të fundit, të gjithë jemi njerëz, apo jo?

5. ATA KANË FRIKË KUR JU KENI SINDROMËN PREMENSTUALE Disa femra, pak para se t'ju vijnë menstruacionet, përjetojnë një ndryshim të vërtetë të karakterit, duke u nervozuar dhe duke reaguar me histeri edhe për imtësinë më të vogël. Edhe pse asnjëherë nuk do t'ua thonë, djemtë kanë frikë nga ju në situata të tilla. 6. ATA JANË XHELOZË NDAJ MIQVE TUAJ (MESHKUJ) Shumë meshkuj nuk duan që të manifestojnë shenja të dobësisë, gjë që përfshin edhe manifestimin e xhelozisë. Ju mund të mendoni se ai nuk mërzitet kur dilni me shoqëri, ku ka edhe meshkuj, por dijeni se shumicës së djemve iu pengon një gjë e tillë.

7. ATA DUAN QË TË NDIHEN SI MESHKUJ Ai mund të insistojë që t'i paguajë të gjitha faturat, kur dilni në restorant.Ai mund të insistojë që ta kompletojë ormanin tuaj të ri, të cilin sapo e keni blerë. Në cilindo prej këtyre rasteve, ai vetëm dëshiron që të përkujdeset për ju, meqë ai mendon se këtë duhet ta bëjë një mashkull në lidhje.

8. ATA PREFEROJNË KUR JENI E DREJTPËRDREJTË Meshkujve nuk iu pëlqen aspak kur luani lojëra psikologjike me ta. Kur i thoni se jeni 'mirë', kur në fakt jeni e zemëruar me të, ai nuk di se çka të bëjë. Ai do ta shpenzojë tërë ditën duke menduar se ku ka gabuar, por me gjasë nuk do ta kuptojë. Ai më shumë do të preferonte sikur t'ia thoshit troç.

9. ATA URREJNË ISH TË DASHURIT TUAJ Nuk ka rëndësi a janë takuar ndonjëherë midis veti. I dashuri juaj aktual i urren të gjithë ish të dashurit tuaj të mëparshëm (shpresojmë të mos jenë tepër). Ai nuk dëshiron që t'i shohë ata, e as të dëgjojë për ta. E vetmja gjë që ai dëshiron ta dëgjojë, është se ju bën më të lumtur sesa të gjithë të dashurit tuaj paraprakë.

10. ATA DUAN QË TË JENI E QETË Gjatë pjesës më të madhe të kohës, i dashuri juaj preferon t'jua dëgjojë zërin tuaj të bukur. Por, ka momente kur ai dëshiron që ju, thjesht, të mos flisni fare. Nëse në çdo gjë që i thoni, ju përgjigjet me 'ëhë', apo 'sa mirë', dijeni se nuk është duke ju dëgjuar aspak.

11. ATA I VËREJNË IMTËSITË Ne mendojmë se djemtë kurrë nuk vërejnë kur ne i rregullojmë flokët ndryshe, apo kur veni parfum të ri, por ai me gjasë do të vërejë se keni bërë diçka ndryshe edhe nëse nuk e di se çka.

12. PO, ATA I SHIKOJNË VAJZAT E TJERA Nëse një vajzë e bukur kalon përskaj tij, ai do ta shikojë atë. Edhe pse ajo mund t'i duket atij tërheqëse, kjo nuk d.m.th. se ai planifikon t'ju braktisë juve e të shkojë me të. Sikur të donte diçka tjetër, ai me gjasë nuk do të lidhej me ju asnjëherë. 

(Kosova Sot)