Ja si ta kuptoni nëse jeni në lidhje me personin e duhur

  • 25 May 2016 - 12:22
Ja si ta kuptoni nëse jeni në lidhje me personin e duhur

Zbuloni se sa të kënaqur ndjeheni në lidhjen tuaj

Kjo mund të jetë paksa sfiduese. Mirëpo, për ta bërë këtë detyrë më të lehtë, është mirë ta ndani lidhjen në disa aspekte – seks, financa, intimitet emocional, komunikim etj., dhe pastaj të shikoni se sa të kënaqur ndjeheni në secilën nga to.

Nëse ndjeheni të kënaqur në shumicën e aspekteve të lidhjes, atëherë jeni me personin e duhur.

Sidoqoftë, edhe nëse e zbuloni se nuk jeni të kënaqur me disa aspekte të lidhjes, atëherë mos u tronditni, pasi që ka shumë mënyra për ta ndrequr çdo mangësi.

Pyeteni veten: A keni qenë më të kënaqur në ndonjë lidhje tjetër?

Nëse keni qenë më të kënaqur në ndonjë lidhje të kaluar sesa në këtë që jeni, p.sh. e dini se më lehtë i keni folur brengat me ish partnerin sesa me partnerin aktual, atëherë është mirë t’i tregoni partnerit se çfarë duhet të bëj që të ndjeheni më të kënaqur.

Ju mund të mos e dini saktësisht se për çfarë keni nevojë të ndjeheni më të kënaqur, mirëpo fillimi i bisedës është ide e mirë, pasi që krahasime të tilla mendore me lidhjet e kaluara mund të jenë të këqija.

A mendoni se mund të jeni më të kënaqur?

Nëse lehtë mund të imagjinoni diçka që ju sjell më shumë kënaqësi në një fushë të caktuar të lidhjes, atëherë do të ishte shumë vitale për lidhjen nëse do t’i tregonit partnerit se çfarë dëshironi.

P.sh., nëse e dini se jeta juaj seksuale mund të jetë më e mirë me disa ndryshime, atëherë filloni t’i bëni ato ndryshime.

(Kosova Sot)