Çfarë është dashuria? Pse shpesh ajo ju bën të ndiheni të lumtur dhe ndonjëherë ju trishton?

  • 29 May 2016 - 23:43
Çfarë është dashuria? Pse shpesh ajo ju bën të ndiheni të lumtur dhe ndonjëherë ju trishton?

Të gjithë e kemi përjetuar një herë në jetë ndjenjën e dashurisë. Poetët shkruajnë për këtë e shumë këngëtarë i këndojnë, por edhe një industri e tërë e studion. Por çfarë është dashuria? Çfarë e shkakton dhe përse lind? Çfarë ndodh në mendjen dhe trupin tonë kur biem “kokë e këmbë” në dashuri?

Dashuria romantike, edhe pse shpesh është e vështirë për t’u përcaktuar, përfshin zhvillimin e një lidhjeje të fortë emocionale, e njohur si një tërheqje seksuale dhe e dëshirës për t’u kujdesur për tjetrin. Ata që bien në dashuri përjetojnë një sërë ndjenjash intensive, si mendimet kontradiktore, varësi emocionale dhe rritje të energjisë. Lidhjet romantike janë edhe universale. Megjithatë, gati më shumë se 5 % e amerikanëve raportojnë se do të martoheshin pa një marrëdhënie romantike, në krahasim me 50% e popullsisë në Pakistan.

Aktiviteti i trurit: Pjesë të ndryshme të trurit, sidomos ato të lidhura me motivimin, aktivizohen nga mendimi ose prezenca e një partneri romantik. Këtu përfshihen  hipokampusi dhe hipotalamusi. Aktivizimi i këtyre  zonave mund të shërbejë për të penguar sjelljet mbrojtëse, në uljen e ankthit dhe për të rritur besimin ndaj partnerit romantik. Për këtë arsye ka më shumë ndërveprim shoqëror dhe më pak përgjigje negative. Dhe duhet ta dini se lumturia, angazhimi ndaj partnerit dhe kënaqësia prej marrëdhënies janë të lidhura ngushtë me intensitetin e aktivizimit të trurit.

Ndikimi hormonal: hormonet oksitocin dhe vasopresin janë të lidhura ngushtë me ndjenjën e dashurisë dhe prodhohen nga hipotalamusi dhe çlirohen nga gjëndra e hipofizës. Femrat janë më të ndjeshme ndaj oksitocinës, ndërsa meshkujt ndaj vasopresinës.

E pra, me të vërtetë dashuria nuk është kaq e thjeshtë. Ajo është një lojë hormonesh dhe ndërveprimesh komplekse fiziologjike që e bëjnë atë një mrekulli të botës njerëzore.

(Kosova Sot)