Disa shenja që tregojnë se lidhja juaj do të zgjasë deri në vdekje!

  • 30 May 2016 - 12:22
Disa shenja që tregojnë se lidhja juaj do të zgjasë deri në vdekje!

Ju pëlqejnë trajtat ekstreme të njëri-tjetrit

Në përgjithësi, thuhet se njerëzit me trajtat e njëjta kanë tendenca të përfundojnë së bashku, pasi që i ndajnë të njëjtat vlera.

Sidoqoftë, edhe trajtat e ndryshme nga njëri-tjetri janë joshëse për dikë. P.sh., një person i turpshëm, i qetë etj., joshet nga dikush që ka qindra shokë dhe rrjet të gjerë shoqëror.

Partneri është zemërgjerë, i besueshëm dhe lehtë mund të mbështetni tek ai

Të gjithë i kanë prioritetet e tyre se çfarë duan te partneri. Disa njerëz e vlerësojnë më shumë paranë dhe statusin, sesa gjërat tjera.

Mirëpo, pavarësisht diferencave në idealet dhe prioritetet e njerëzve, thuajse çdo njeri, gra e burra, dëshirojnë një partner që është zemërgjerë, i/e besueshëm, dhe që lehtë mund të mbështetni te ai/ajo.

Partneri të ndihmon të ndjehesh mirë për vetveten

Në lidhjet e lumtura, njerëzit në përgjithësi i shikojnë partnerët e tyre më me pozitivistet sesa që e shikojnë veten.

P.sh., ju mund të mendoni për veten se nuk jeni shumë tërheqëse, mirëpo partneri të sheh si shumë tërheqëse.

Pikëpamje të tilla janë pozitive për një lidhje të mirë dhe janë shenjë e mirë për jetëgjatësinë e lidhjes.

(Kosova Sot)