Ja 13 gjërat e vogla që e bëjnë mashkullin të çmendet pas jush

  • 30 May 2016 - 18:03
Ja 13 gjërat e vogla që e bëjnë mashkullin të çmendet pas jush

Ka disa gjëra në çift që të bësh partnerin të të dojë ty përgjithmonë!

1. Bëji diçka të lehtë për të ngrënë menjëherë pas seksit. Burrat duan të hanë dhe mund të zemërohen kur ndiejnë uri pas raportit seksual.

2. Fol mirë për të tek miqtë e tu, familja, kolegët dhe të gjithë me të cilët flisni. Meshkujt duan të dëgjojnë fjalë të bukura për veten nga partneret e tyre, edhe nëse këto fjalë janë të rreme apo të vërteta.

3. Kur ai vjen në darkë vonë nga puna, dil dhe hape derën veshur me një këmishë nate. Ai vjen i lodhur dhe i rraskapitur pas një dite të gjatë në zyrë. T’i japësh një mirëseardhje të ngrohtë dhe me veshje provokuese do t’ja freskonte mendjen.

4. Ji e hapur për atë që ai do të provojë në dhomën e gjumit. Diskutoni çdo gjë që ju mërzit, ty apo atë. Vetëm bëj atë që thotë ai, gjithmonë, sepse një mënyrë për të bërë një mashkull të të dojë në përjetësi është të pretendojë se ju jeni një “kukull e gjallë”.

5. Bëji shpesh surpriza. Kjo mund të jetë një dhomë e dekoruar në ditën e Shën Valentinit, gjella e tij e preferuar, dhuratë e bërë nga duart e tua, apo ndonjë gjë që ai pëlqen. Qoftë edhe një pozicion i ri që s’e keni provuar më parë në seks.

6. Ulu pranë tij në heshtje, ndërsa si sheh TV. Meshkujt e urrejnë kur i flisni në vesh për t’i devijuar vëmendjenj. Pra, është më mirë të mbyllni gojën, i mbani dorën dhe shikoni me të TV.

7. Bëje të ndihet si një hero. Kjo kërkon që ju t’i dorëzoheni në pikat e forta të tij, kudo që ndodhen. Burrat duan të ndjehen të besuar nga gruaja e tyre, kjo është ajo që ata e interpretojnë si dashuri.

8. Ndaj me të frikën tënde, dhimbjen, dëshirat dhe ëndrrat. Asnjëherë mos fsheh diçka sepse meshkujt janë të etur për të ditur çdo gjë rreth jush.

9. Telefonoje ose dërgoji sms të paktën 15 herë në ditë. Ai nuk e merr shpesh iniciativën t’ju shkruajë. Do që të kujdeseni për të.

10. Kontrolloji telefonin dhe email sa më shpesh të jetë e mundur. Nga ngarkesa e tij mund t’i ketë shpëtuar dicka. Kështu mund të bëni shumë mirë rolin e sekretares.

11. Shkoji në vendin e punës pa paralajmërim. Mund t’i çosh tasin me gjellë apo një ëmbëlsirë të preferuar të tij. E sigurt që do ndihej i surprizuar.

12. Ofroji një jetë aktive seksuale. Duke e kënaqur atë në çdo mënyrë, ai kurrë nuk do i hedhë sytë tek një grua tjetër.

13. Bëhu vendi më i sigurt i tij, ku ai ndan problemet dhe gëzimet. Mbështete dhe ngushëlloje në të mirë dhe në të keq. Dëgjoje dhe jepi përqafime të ngrohta dhe fjalë të ëmbla.

(Kosova Sot)