Gjërat që e bëjnë një djalë të dalë me ju

  • 31 May 2016 - 10:06
Gjërat që e bëjnë një djalë të dalë me ju

Lexojeni çdo këshillë veç e veç, meqë nuk është aq lehtë që ta bësh dikë të dalë me ju  

1. Kur e bëni “lëvizjen e parë” – Edhe pse kohërat kanë ndryshuar, mesa dimë, ende preferohet që veprimin e parë ta ndërmarrë djali. Pra, edhe të propozojë takimin e dashurisë. Prandaj, nëse nuk mund ta duroni këtë presion dhe ju e ftoni djalin, “p.sh. për të ngrënë akullore bashkë”, tregon se nuk i duroni normat sociale dhe punoni për ta marrë atë që ju duhet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Kur përcaktoheni për gjëra unike - Askush nuk e ka mënyrën tuaj të rrëfimit, apo të qeshjes, apo edhe të tregimit të barsoletave. Janë këto vetëm disa gjëra që e bëjnë një femër unike dhe me vetëbesim.

3. Kur qeshni kur është vendi dhe koha – A ka kush që nuk do të donte të rrinte me një person i cili e bën të qeshet, ama e kemi fjalën për qeshjet e sinqerta? Nëse keni arritur ta bëni të qeshet sinqerisht një djalë, atëherë dijeni se jeni në rrugë të mbarë që ta bëni për vete.

4. Kur mund të silleni si e marrë para tij, pa pasur frikë nga gjykimi i tij – Të gjitha ato fotografi të çmendura që i vendosni në internet, sikur thonë ja, unë jam aq e marrë, apo aq e guximshme, që të vendos foto të tilla në internet, duke mos u mërzitur fare nga ajo se çka mund të mendojnë të tjerët.

5. Kur nuk keni frikë nga flirti – Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për dhënien e ndonjë komplimenti, p.sh. se si bluza e tij i bën sytë e tij të kaltër më të theksuar, apo kur, në vend të një përshëndetjeje të thatë, ju e përqafoni atë, në përgjithësi djemve iu pëlqejnë vajzat që kanë aq guxim sa t’i shprehin ndjenjat e tyre.

6. Kur qeni i tij ju do – Nëse i preferuari juaj ka qen dhe nëse ai qen që nga fillimi ju pret mirë, kjo do të ketë ndikim të madh edhe se si ai djalë do të sillet ndaj jush. Nuk besoni? Provojeni!

7. Kur i thoni se do ta paguani faturën e pijeve së bashku – Ndoshta ai do ta preferojë një sjellje të këtillë meqë ajo do t’ia kursejë ca para, por ajo që ka më shumë rëndësi, kjo d.m.th. se ju e doni atë për atë që është, e jo si burim të ushqimit falas.

8. Kur flisni në orë të mësimit – Shprehja e mendimit tuaj gjatë orës së mësimit, por edhe e mendimit të thjeshtë, dëshmon se nuk jeni një budallaqe trutharë dhe se nuk keni frikë ta thoni atë që e dini, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

9. Kur e tregoni ndonjë storje me ndjenja – nëse gjatë rrëfimit të ndonjë ngjarjeje, apo filmi, impenjoni të gjitha ndjenjat dhe emocionet tuaja, kjo nuk do ta lërë indiferent asnjë djalë. Kjo d.m.th. se nuk keni frikë të jeni vetvetja.

10. Kur mbani mend emrin e bendit të tij të përkryer – apo emrin e ndonjë qeni që ai e kishte disa vjet më parë. Kur djali të shohë se ju jeni me të vërtetë e kujdesshme dhe e vëmendshme, çka mund të dëshirojë ai më shumë nga ju? E bukur jeni, këtë e dimë!

11. Kur nuk pajtoheni me të – Është shumë më interesant të dalësh dhe të rrish me dikë që të sfidon sesa me dikë që pajtohet me ju në çdo aspekt. Kjo vlen sidomos për djemtë. Kur e mbani një qëndrim dhe i shprehni bindjet tuaja, djali që e doni dhe që është me ju eksitohet dhe ju çmon edhe më shumë.

12. Kur dini të bëni shaka në llogarinë tuaj – Është lehtë të bësh shaka me të tjerët, por mjeshtëria e humorit dhe sensi i vërtetë i tij vërehen kur bëni shaka me veten tuaj. Këtë nuk mund ta bëjnë të gjithë, prandaj edhe çmohet lart nga të tjerët.

(Kosova Sot)