Doni martesë të lumtur?! Ja nga çfarë duhet të hiqni dorë

  • 29 July 2016 - 09:14
Doni martesë të lumtur?! Ja nga çfarë duhet të hiqni dorë

Kolumnisti i marrëdhënieve martesore, Dave Willis, pas një sërë studimesh ka arritur në konkluzionin se çfarë nuk duhet bërë nëse dëshironi një martesë të lumtur.

Ai ka deklaruar se çiftet e lumtura nuk e vendosin kurrë karrierën ose hobin para martesës së tyre. Willis shkruan se një martesë e lumtur nuk arrihet nga sasia e parave që mund të fitoni, apo nga njohjet e reja që mund të bëni në vendin e punës.

Ai ka shtuar se për një martesë të lumtur duhet sakrifikuar, ndërsa ka theksuar se partneri duhet të japë më të mirën nga vetja dhe duhet të foksuohet më shumë në martesë sesa në karrierë.

(Kosova Sot)