Kur ziheni me partnerin, mos i përdorni këto fjalë

  • 30 July 2016 - 08:58
Kur ziheni me partnerin, mos i përdorni këto fjalë

Në një marrëdhënie me partnerin apo partneren, debatet janë të pashmangshme dhe shpesh situatat mund të përshkallëzohen e nga goja të dalin fjalë të pakëndshme që nuk ndihmojnë aspak.

Për të shmangur këto situata, psikologu dhe psikoterapisti i njohur i çifteve,Jeffrey Bernstein jep një këshillë, që sipas tij funksionon, të paktën në pjesën më të madhe të rasteve.

Ai ka publikuar në revistën "Psychology Today" një përmbledhje të punës së tij disavjeçare dhe ajo çfarë thotë se u këshillon çifteve që trokasin për ndihmë në derën e tij është e thjeshtë: në një argument duhet të shmangen me domosdo fjalët "TI DUHET...".

"Në një debat, kjo fjalë krijon energji negative dhe me kalimin e kohës, nëse përdoret shpesh gjatë argumenteve, bëhet toksike për një raport", thotë ai.

Bernstein këshillon që në vend të fjalëve "TI DUHET..." të përdoret "DO TË MË PËLQENTE SIKUR TI...."

(Kosova Sot)