Si të përballohen dhe të arrihet suksesi në katër faza të dashurisë

  • 27 August 2016 - 12:02
Si të përballohen dhe të arrihet suksesi në katër faza të dashurisë

Nga të dashuruarit dhe të magjepsurit nëpërmjet “aterrimeve” deri te dashuria e sinqertë dhe e fuqishme – secila lidhje intime kalon nëpër disa faza

Euforia e të dashuruarit

Zakonisht zgjatë rreth 6-9 muaj, ku partnerët përfshihen nga një tërheqje e parezistueshme. Partneri na duket perfekt, defektet e tij na duken të parëndësishme ose të pranueshme, tregojmë anën më të mirë të vetes sonë dhe emocionet që ndjejmë nxisin një energji që na heq gjumin, oreksin dhe lodhjen.

Këshillë: Kjo është një fazë shumë e rëndësishme në ndërtimin e një lidhjeje, sepse dopamina nxit ndjenja të këndshme dhe është neurotrasmetuesi i parë në tru për emocionet, që na lejon të ‘memorizojmë’ ato sjellje pozitive.

Simbioza e dashurisë romantike

Lidhja nis të stabilizohet. Filloni të ndani çdo gjë, edhe momentet dhe emocionet negative. Të dashuruarit tentojnë të izolohen dhe partneri bëhet më emotiv, falë një mirëkuptimi që keni me njëri tjetrin.

Këshillë: Mos idealizoni partnerin duke e ndërtuar atë ashtu siç ju e dëshironi, sepse kjo është një fazë që fsheh zhgënjime të mëdha. Është mirë të mos izoloheni, miqtë qëndrojnë gjithmonë afër dhe respektoni hapësirat për veten tuaj.

Përballja me realitetin

Kjo fazë është shumë e ndryshueshme dhe mund të zgjasë nga 18 muaj deri maksimumi 4 vjet. Gradualisht frekuenca e aktivitetit seksual ulet ashtu si dhe pasioni, emocionet pre dominuese fillojnë te bëhen besimi, ngrohtësia. Për të ndenjur bashkë nuk mjafton më për të ndezur pasionin. Me kalimin e kohës, partnerët fillojnë të zbulojnë se tjetri nuk është aq perfekt siç besohej.

Këshillë: Nuk duhet të alarmoheni. Shumë shpesh, ky shqetësim emocional është interpretuar si evolucion natyral, e nevojshme për të forcuar lidhjen dhe për të favorizuar zhvillimin e çiftit.

Afrimi dhe rilindja e dashurisë

Pasi janë larguar, kanë eksperimentuar me botën e jashtme, dy partnerët afrohen sërish. Në këtë fazë secili nga partnerët funksionon si bazë e sigurt dhe e konsoliduar për tjetrin, edhe pse krijohet një moment pavarësie reciproke në respekt, e cila të lejon të bashkoni nevojat dhe mbështetjen. Vjen një rilindje e ndjenjave me baza solide, ku marrëdhënia seksuale merr dimensione emocional, besimi rritet.

Këshillë: Shpesh kush arrin këtë fazë, ndjen nevojën dhe dëshirën për të ndërtuar diçka së bashku me partnerin, është momenti i duhur për të bërë projekte të reja. Bazuar në intimitet dhe pasion, një lidhje mund të zgjasë për të gjithë jetën.

(Kosova Sot)