Aftësitë që ju duhen, që djemtë të mos luajnë me ju në takimet e dashurisë

  • 30 August 2016 - 10:45
Aftësitë që ju duhen, që djemtë të mos luajnë me ju në takimet e dashurisë

Shumica prej vajzave tani e dinë se si duket kur djemtë luajnë me to. Nuk janë të gjithë djemtë e tillë, por shumë prej tyre, janë. Ja si të silleni me ta

Është me të vërtetë keq të shpenzoni kohë, energji dhe investim emocional për një djalë, për të cilin më pas zbuloni se vetëm ka luajtur me ju.

Asnjë vajzë nuk dëshiron që të jetë vetëm edhe një femër në “librin e femrave” të djemve problematikë.

Dhe, a e dini çka?

Nuk do t’ju duhet më ta luani këtë rol, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Ajo që ai bën, ka më shumë rëndësi sesa çka thotë

Është shumë lehtë të flasësh mirë, prandaj edhe thuhet se veprat janë ato që kanë rëndësi, e jo fjalët.

Një djalë mund t’ju thotë se ju do më së shumti në botë, por nëse veprat e tij e tregojnë të kundërtën, atëherë mund ta dini ku qëndron e vërteta. Një djali, i cili nuk i shoqëron fjalët e tij me vepra, nuk e meriton ta humbni kohën me të.

2. Larg djemve që nuk kanë vetëbesim

Me gjasë keni dëgjuar vajzat sesi thonë se, nëse nuk e doni vetveten, nuk mund ta doni as dikë tjetër.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për djemtë, për çka duhet evituar që të dilni me djemtë të cilët kanë probleme me vetëbesimin e vet. Një djalë i cili nuk është në gjendje që ta dojë veten (pa e tepruar), apo t’i njohë vlerat e veta, nuk do të dijë t’i njohë edhe vlerat tuaja.

3. Kujdes nga djemtë tepër me ndjenja

Lojtarët janë tepër të zottë në shtirje. Shpesh ndodh që ata, që në fillim të lidhjes, të manifestojnë ndjenja tepër të forta për ju.

Ky është një alarm i madh. Nëse ai insiston se ju do, e në anën tjetër, mezi njiheni midis vete, atëherë ka diçka që nuk shkon.

Nëse ai menjëherë fillon me sjellje intime të një të dashuri, duke ju telefonuar dhe duke dërguar mesazhe gjatë tërë kohës, apo duke ju vërshuar me dhurata dhe komplimente, atëherë kjo ka shumë të ngjarë që të jetë një aktrim.

4. Kujdes nga premtimet ekstreme

“Zemër, unë kurrë nuk do të të trajtoja ashtu”, “Shpirt, kurrë nuk do ta bëj këtë gabim”, “Bukuroshe, unë jam këtu që të përkujdesem për ty deri në vdekje”. Premtimet ekstreme duken aq të ëmbla dhe romantike, por ato janë ‘lajm i keq’.

Ato janë vetëm fjalë, ushqim për vajzat dhe gratë e ndjeshme.

Mos harroni, djali i cili me të vërtetë ka ndërmend t’ju trajtojë si zonjë, nuk do t’ua përsëritë atë si i marrë, thjesht, do ta bëjë.

5. Rrini larg djemve që kurrë nuk ju çojnë askund

Nuk jemi duke thënë se, shkaku që lidheni me një djalë, është që t’ua paguajë drekën, apo darkën. Por, djemtë joseriozë kurrë nuk ju qesin askund në publik, apo edhe kur ta bëjnë këtë, ju dërgojnë jashtë qytetit.

Kurrë nuk ju njofton me shokët e tij, duke gjetur arsyetime të shumta, të paqëndrueshme.

6. Krijojeni një evidencë të thirrjeve, apo mesazheve që ua dërgon ai

Pse?

Meqë duke e mbajtur një listë të tillë, mund të vëreni se kur ju thërret, apo shkuan ai. Zakonisht, thirrjet e tij vijnë vonë në mbrëmje, gjatë vikendeve, apo edhe gjatë orëve të natës. Përpos nëse ai punon me ndërrime, duke i bërë disa ndërrime në ditë, nuk ka arsyetim pse nuk ju kontakton edhe gjatë ditës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

7. Mos lejoni që t’ju thërrasë me nofkë menjëherë pasi të takoheni

Kjo këshillë mund t’ju duket tepër e kotë, e pavend, por në fakt, nuk është e tillë.

Djemtë që nuk janë seriozë në lidhje, janë të prirë që, menjëherë pasi të takoheni, t’ju thërrasin me nofkë: bejbi, shpirt, zemër, mushkëria ime, etj.

Nofkat mund të jenë të lezetshme. Por, vetëm pasi që të njiheni mirë. Nëse ai fillon me nofka që në fillim, atëherë dmth se, ose ka tepër të dashura dhe nuk mund t’ua mbajë në mend emrin që të gjithave, ose ai dëshiron t’ju përfshijë menjëherë në një lidhje emocionale, pa qenë ju të gatshëm për të.

(Kosova Sot)