Gjashtë gjërat që do t’i kuptoni veç nëse e keni takuar personin e duhur në kohë të gabuar

  • 30 August 2016 - 14:54
Gjashtë gjërat që do t’i kuptoni veç nëse e keni takuar personin e duhur në kohë të gabuar

Kur nuk do që të hysh në lidhje, por takon njeriun e duhur, çfarë do të bësh?

Arsyet se përse nuk do lidhje mund të jenë të ndryshme dhe dallojnë prej personit; mbase do të shkosh diku larg për të vazhduar shkollimin, apo thjeshtë ke dalë nga një lidhje e mundimshme dhe nuk je e gatshme të hysh në lidhje prapë.

Pa marrë parasysh arsyen, rrethanat mbesin të njëjta – “i duhuri” të lë pa mend dhe bën çmos për ty, por ti thjeshtë nuk je gati. Në vijim po japim disa prej gjërave që vetëm ti do të mund t’i kuptosh.

Je i(e) vetëdijshme se mund të mos e gjesh më kurrë dikë si ai

Nëse largohesh tani vetëm puna e periudhës kohore, a do të mund të vijë dikush si ky person kur të vijë “koha e duhur”? Sa herë do të ta japë jeta dikë si ai? Është ky një risk i madh dhe ti e di se jetën mund të jetosh me “çfarë nëse” apo “ndoshta”.

Nuk mund ta durosh mendimin se ai do të lidhet me dikë tjetër

 Motiv tejet egoist, por ti definitivisht e shqyrton mundësinë të rrish me të, vetëm për të mos ia lënë dikujt tjetër. Natyrisht se secili e meriton njeriun e gatshëm për të hyrë në lidhje, por xhelozia dhe dhimbja e përjetimit të një ndjenje e tillë është tejet e rëndë.

Nuk do që ta lëndosh

Nëse rri me këtë person, ndonëse e di se nuk je gati – a do të përfundojë kjo me vuajtje? A është largimi para se gjërat të bëhet serioze gjëja e duhur, si për ty, ashtu edhe për palën tjetër?

Nuk do që më vonë ta urresh atë

Mbase lidhja me të do të nënkuptonte sakrifikimin e vendit të punës apo universitetin fantastik në të cilin je pranuar – nëse heq dorë prej këtyre ëndrrave dhe ambicieve, atëherë dikur do të fillosh që të mbash inat me të.

Do të dëshiroje që ta lije aty dhe ta bësh të të priste për një kohë

Natyrisht se një pritje e tillë nuk është e arsyeshme.

Gjëja e duhur është që ta lësh të shkojë

E respekton dhe në fund, sado e vështirë të jetë, mërzitesh për të aq shumë saqë e lë të shkojë, duke e ditur se dikush mund t’ia japë ato gjëra që nuk mundesh ti tani. 

(Kosova Sot)