Këto janë shenjat e ndarjes

  • 26 September 2016 - 10:31
Këto janë shenjat e ndarjes

Vajza, nëse edhe partnerët tuaj fillojnë të veprojnë gjërat e mëposhtme, të jeni të sigurtë se ai do të largohet nga ju…

Këto gjëra është mirë ti dini, sidomos në qoftëse filloni të dyshoni në diçka.

1. Ndërpren bërjen e planeve me ju

Njëherë e një kohë, keni qenë vazhdimisht së bashku, por duket se ai tani është duke përdorur çdo mundësi që ju mos të shiheni apo takoheni me njëri-tjetrin.

2. Fillon të takohet me femra tjera

Ndoshta me një kolege në punë, motra e një miku të tij, apo thejshtë një femër që e ka takuar fundjavën e kaluar. Ndoshta ju nuk jeni duke u mashtruar në kuptimin e vërtetë të fjalës, por mund të dini se lidhja juaj tashmë ka marrë tatëpjetën. A e mban vazhdimisht celularin në duar njëlloj si më parë?

3. Për të nuk jeni më person i besueshëm

Edhepse keni qenë ju personi i parë që është shprehur lirshëm dhe ju ka besuar sinqeritetin tuaj, por tani kjo nuk është rastësi. Në fakt ju më nuk e dini se çfarë po ndodhë me jetën e tij.

4. Fillon t’i pengojë gjithçka që ju bëni

Nëse ka kohë që nuk e mbani mend aq nervoz, tani keni rastin para përfundimit të lidhjes ta shihni jashtë kontrollit për gjëra të vogla që kanë të bëjnë me ju.

5. Nxit zënkat me ju pa pasur një arsye të fortë

Sikur të ju bëjë me dije se e gjithë kjo nuk ka fare kuptim dhe se lidhja juaj duhet të ndërprehet sa më parë.

6. Nuk dëshiron të ketë seks me ju

Nuk mendojmë për të pasur seks në përgjithësi, por problemi qëndron se me ju nuk ka dëshirë të ketë raport intim, ndërsa sa i përket femrave tjera, pse jo!!??

7. Nuk është i lumtur në praninë tuaj

Nuk ju duhet shumë kohë që ta kuptoni se ai nuk dëshiron të jetë i lumtur në praninë tuaj, por vetëm i shqetësuar dhe madje i depresionuar. Natyrisht, se në çdo lidhje ka ditë që ndoshta nuk jemi në formën më të mirë të mundshme, por që kjo nënkuptohet, ndërsa sjellja e tillë nuk është aspak e arsyeshme.

(Kosova Sot)