Gratë e mençura jua shtojnë jetën

  • 28 September 2016 - 10:35
Gratë e mençura jua shtojnë jetën

Është gjithnjë interesante të imagjinosh se si një burrë e përkufizon gruan ideale. A renditet gjithmonë inteligjenca e saj mes cilësive të dëshiruara? Epo, duhet! Ka diçka vërtetë shumë interesantë në trurin e femrave, që është gjithashtu e dobishme për meshkujt që u qëndrojnë pranë.

Nuk është sekret se intelekti është një cilësi shumë e vlerësuar. Studimet tregojnë se kur kjo cilësi është prezente tek femrat, ajo mund të ndihmojë në rritjen e jetëgjatësisë së partnerit si dhe të parandalojë problemet me kujtesën. Në një testim ku u ekzaminua shëndeti i dy binjakëve, u zbulua se personat që i rrethonin kishin një impakt shumë të madh në aftësitë e tyre intelektuale.

Studiuesit përcaktuan se burrat që martohen me gra inteligjente jetojnë më gjatë, janë më të lumtur dhe gjithashtu vuajnë më rrallë nga sëmundje të trurit si Alzheimeri.

Dihet se lojërat inteligjente i parandalojnë këto sëmundje, sepse stimulojnë trurin. Kështu që është e logjikshme të supozohet se një partner që vazhdimisht nxit intelektin tuaj mund të ketë një efekt pozitiv në aftësitë tuaja njohëse. Çuditërisht, disa burra që ishin të martuar me gra shumë inteligjente, doli se kishin një tru më të ‘dobët’ fizikisht teksa u skanuan, por ata nuk vuanin nga asnjë simptomë e shëndetit të dobët mendor. Ata ishin plotësisht të bindur në aftësitë dhe kompetencat e tyre mendore.

Lawrence Whalley, profesor i shëndetit mendor në Kolegjin e Mjekësisë dhe të Shkencave të Jetës në Universitetin e Aberdeen, thotë: “Gjëja që një mashkull duhet të bëjë në qoftë se ai dëshiron të jetojë një jetë më të gjatë, është të martohet me një grua inteligjente. Nuk ka ‘tampon’ më të mirë për problemet e shëndetit mendor, se sa inteligjenca”.

Vajzat krenare për inteligjencën e tyre rriten duke u bërë më të përgjegjshme dhe të pavarura. Meshkujt që ndajnë këtë karakteristikë gjithashtu ndërtojnë një marrëdhënie më të shëndetshme me gratë dhe krijojnë një atmosferë më të këndshme familjare për fëmijët e tyre.

Për fat të keq, ende mbizotëron ideja se bukuria e një gruaje vlen më shumë se sa intelekti i saj. Por, ky studim tregon se një burrë që ‘zgjedh’ inteligjencën te partnerja e tij, do ta ketë më të lehtë të kujdeset për shëndetin e tij fizik dhe psikologjik. Dhe, kjo mund të ketë një efekt pozitiv mbi shoqërinë në tërësi.

(Kosova Sot)