Kjo është arsyeja se pse çiftet e lumtura postojnë më pak në rrjete sociale

  • 28 September 2016 - 12:57
Kjo është arsyeja se pse çiftet e lumtura postojnë më pak në rrjete sociale

Instagram-i dhe Facebook-u janë kthyer në tregues për marrëdhëniet moderne. Gjithçka sot përmblidhet me këtë fjali: “Nëse nuk poston në rrjete sociale çfarë ke bërë zëre se nuk ka ndodhur asgjë…”.

Ju mund ta vendosni lidhjen tuaj në një status në rrjete sociale, të postoni fotografi në çift, të komentoni në fotografitë e njëri-tjetrit, por a janë këto indikatorë të lumturisë?

Në fakt është e kundërta. Sipas një studimi, çiftet e lumtura postojnë foto së bashku vetëm kur janë në një event apo kur kanë diçka të rëndësishme që ndajnë së bashku. Kjo sepse ata janë shumë të kompletuar dhe e njohin mirë marrëdhënien e tyre, aq sa nuk kanë nevojë për konfirmimin e të tjerëve.

“Ka një ndarje të dukshme midis çifteve që janë në një lidhje të lumtur dhe atyre që tregojnë në rrjete sociale se janë në një lidhje të lumtur. Ata që janë realisht të lumtur nuk kanë pse ta dëshmojnë një gjë të tillë për t’i mbushur mendjen vetes dhe të tjerëve, thjesht sepse nuk u intereson kjo gjë”, – është shkruar në raportin e studimit.

(Kosova Sot)