A jeni një çift i lumtur?

  • 30 June 2015 - 11:10
A jeni një çift i lumtur?

Në studimet e fundit është parë se çifitet me probleme kanë aftësi komunikuese më të dobëta sesa çiftet e lumtura.  Një situatë e tillë ndikon në shtimin e zemërimit dhe mllefit mes bashkëshortëve.

Çiftet që krijojnë një lidhje të qetë arrijnë të jenë më produktivë gjatë një diskutimi apo komunikimi. Kurse çiftet të cilët nuk krijojnë një lidhje të qetë nuk kanë dëshirën e zgjidhjes së problemeve, kur debatojnë me njëri-tjetrin preferojnë të mbyllen në vetvete dhe të mos flasin.

Çiftet e qeta pasqyrojnë sjellje më të pranueshme dhe pozitive, kurse çiftet problematike janë më të ndjeshme ndaj ngjarjeve negative dhe këtë fakt e pasqyrojnë me një gjuhë negative.

Bashkëshortët problematikë reagojnë më shumë ndaj ngjarjeve negative në krahasim me bashkëshortët e lumtur dhe reagimet e tyre i shprehin jo vetëm me fjalë, por edhe me gjuhën e trupit. Agresiviteti dhe dhuna e lindur mes bashkëshortëve rrjedh si pasojë e mungesës së aftësive komunikuese. Bashkëshortët të cilët pasqyrojnë sjellje aggresive nuk e dëgjojnë njëri-tjetrin dhe përdorin një gjuhë kritikuese.

Çiftet e lumtura janë më ndikues te njëri-tjetri, mbështesin, lavdërojnë, falenderojnë njëri-tjetrijn. Janë gati të japin ndihmën e tyre në lehtësimin e zgjidhjeve të problemeve të tyre.

Çiftet problematike sulmojnë me fjalë dhe agresivitet njëri-tjetrin. Personat e kritikuar, të shantazhuar mund të përjetojnë ndjenjën e inferioritetit, të ndihen të turpëruar, të pashpresë dhe të hyjnë në depresion.