Do të martohesh? Martohu, por do të shtosh në peshë

  • 30 June 2015 - 21:54
Do të martohesh? Martohu, por do të shtosh në peshë

Tashmë është zyrtare: martesa bën që të shtoni peshë. Nga kërkimet e fundit është vërtetuar se çiftet e martuara kanë më të lartë indeksin e masës trupore (BMI) se personat që janë beqarë.

Kërkimet e Universitetit të Bazelit kanë konfirmuar gjithashtu, se çiftet e martuara ushqehen më mirë, por gjithashtu kanë disa kilogramë më tepër. Kërkimi ka përfshirë mbi 10 mijë pjesëmarrës nga Austria, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia, Rusia, Spanja dhe Britania e Madhe.

Mesatarja e BMI-së për meshkujt beqarë të përfshirë në studim ishte 25.7, ndërsa meshkujt e martuar e kishin 26.3. Për femrat beqare, mesatarja e BMI-së ishte 25.1, ndërsa për ato të martuara 25.6.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, indeksi i masës trupore duhet të jetë mes 18.5 deri në 25. Mbipeshë llogaritet kur BMI-ja është nga 25 deri në 30, ndërsa obezë quhesh nëse e kalon indeksin 30.

Kërkimi gjithashtu ka vërtetuar se meshkujt që janë të martuar merren shumë më pak me aktivitete sportive, se sa meshkujt beqarë.