Bëhu i parezistueshëm

  • 02 July 2015 - 09:09
Bëhu i parezistueshëm

Këta njerëz gjithmonë i kërkojmë kur na duhet ndonjë këshillë apo ndihmë, ndërsa janë të parët që na kujtohen sa herë duam që të dalim për ndonjë kafe pasditeve.

Ndonjëherë pyesim veten se çfarë i bën ata kaq specialë? Në të vërtetë, ka ardhur koha që t’i analizojmë disa prej zakoneve të tyre dhe t’ju paraqesim disa këshilla se si mund të shndërroheni në një njeri të tillë, që e duan të gjithë.

1. Ata i trajtojnë të gjithë me respekt

Sa herë ju ka ndodhur që të hani drekë më dikë që e njihni shumë mirë, dhe jeni befasuar për të keq me mënyrën se si e ka trajtuar ai kamerierin ose dikë tjetër? Njerëzit e parezistueshëm nuk veprojnë në këtë mënyrë. Ata kujdesen që të gjithëve t’u japin respektin e duhur.

2. Ndjekin rregullin e artë

Rregulli i artë thotë: trajtoji të tjerët në atë mënyrë, që dëshiron që ata të të trajtojnë ty. Me këtë nënkuptohet sikur të gjithë njerëzit duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë. Injorojnë faktin se njerëzit janë të ndryshëm dhe motivohen nga gjëra të ndryshme.

Një person dëshiron që të jetë në qendër të vëmendjes, një tjetër jo. Prandaj, “rregulli platinum” thotë: trajtoji njerëzit në mënyrën që ata dëshirojnë që t’i trajtosh.

3. Kanë aftësi komunikimi

Njerëzit e parezitueshëm mund t’i dëgjosh me orë të tëra pa u lodhur. Ata kanë aftësi komunikimi, që e shoqërojnë edhe me “gjuhën e trupit”. Ata nuk i drejtohen dikujt sikur të ishte një robot, prandaj e bëjnë bisedën më të këndshme.

4. Përqendrohen te njerëzit

Njerëzit e parezistueshëm tregojnë interesim për njerëzit rreth tij. Ata nuk përqendrohen te vetja, se sa i pëlqyer është nga rrethi, nuk e shikojnë celularin kur dikush është duke i folur, sepse janë shumë të zënë duke u përqendruar te njerëzit e tjerë, në atë çfarë ata janë duke thënë. Nëse dikush është duke ju folur për veten e tij, bëj pyetje që ta njohësh edhe më tepër.

5. Nuk flasin për veten

Njerëzit e parezistueshëm nuk mbushin bisedat e tyre me historitë personale të suksesit apo se sa intelegjentë janë. Ata madje as nuk fillojnë biseda të tilla, sepse e dinë që është shumë e vështirë që t’i bësh t’i besojnë ato.

6. Njohin ndryshimin mes faktit dhe opinionit

Njerëzit e parezistueshëm nuk frikësohen që të ndajnë opinionet e tyre me të tjerët, por e bëjnë të qartë që janë vetëm opinione, dhe jo fakte. Gjithashtu, këta njerëz e dinë se kur diskutohet për tema të ndryshme, ata që janë përballë tyre kane mendime të ndryshme, sepse shohin gjërat në këndvështrime tjera, prandaj i pranojnë ato.

7. Buzëqeshin

Ju jeni pasqyra e personit që jeni përballë. Kur flisni me dikë duhet të keni kujdes me “gjuhën e trupit” dhe gjithashtu duhet të buzëqeshni. Personi që keni përballë do të ndihet mirë dhe do vazhdojë t’ju pëlqejë si bashkëbisedues.

8. Janë pozitivë

Njerëzit e parezistueshëm janë pozitiv dhe pasionantë. Ata asnjëherë nuk janë të mërzitshëm, sepse e shohin jetën si një aventurë. Nuk është se këta persona nuk kanë probleme, ndoshta edhe më të mëdha se tuajat, por kur kalojnë një ditë të keqe, ata i kujtojnë që ishte thjesht një ditë dhe se do kalojë. Nuk e humbin shpresën se nesër, pas një jave, ose pa një muaji gjërat do të rregullohen.