Çiftet që bëjnë seks të mirë kanë një karakteristikë që i dallon nga çiftet e tjera

  • 16 February 2017 - 23:52
Çiftet që bëjnë seks të mirë kanë një karakteristikë që i dallon nga çiftet e tjera

Pavarësisht këshillave të seksit që mund të ndiqni, është normale që nëse jeni në një marrëdhënie të gjatë, të ketë luhatje të kënaqësisë në seks, pra ulje dhe ngritje. Kjo nuk duhet të jetë aspak shqetësuese për ju. Ju duhet të filloni të merakoseni kur marrëdhëniet tuaja seksuale me partnerin sa vijnë dhe bëhen më të këqija.

Një studim nga universiteti i Torontos ka dalë në konkluzionin se çiftet që bëjnë seks më të mirë e marrin shumë më seriozisht duke u angazhuar shumë që të kënaqin njëri-tjetrin.

“Ato çifte që bëjnë seks më të mirë janë pikërisht ato që e mendojnë realisht se seksi i mirë është çelësi për një marrëdhënie të shkëlqyer, sepse vetëm kur e mendojnë këtë gjë arrijnë ta bëjnë të mundur. Të tjerët që kanë prioritete të tjera në çift kanë tendencën të kenë luhatje në seks”, – ka thënë profesori Brondon

(Kosova Sot)