Nëntë gjëra që meshkujt i pëlqejnë te një femër, që nuk kanë të bëjnë me dukjen fizike

  • 28 March 2017 - 08:48
Nëntë gjëra që meshkujt i pëlqejnë te një femër, që nuk kanë të bëjnë me dukjen fizike

Gjërat që një mashkull i pëlqen te një femër shpeshherë nuk kanë të bëjnë me dukjen, madhësinë e gjoksit apo gjërat tjera standarde, për të cilat mendojmë se meshkujt bien. Besoni apo jo, janë disa gjëra që nuk kanë të bëjnë me dukjen që një mashkull i pëlqen te një femër,raporton Gazeta Kosova Sot.

DËGJUESE E MIRË Shumica e meshkujve vlerësojnë femrat që janë në gjendje të dëgjojnë atë që ka për të thënë - e jo "a të kam thënë", pa mbajtur ligjërata, këshilla apo komente, rreth asaj se çfarë do të duhej të bëje sikur të ishe në vend të saj.

SPONTANITETI Të jesh në gjendje të "shkosh me rrjedhën" është një nga tretmanët që një mashkull më së shumti e vëren te një femër. Atyre u pëlqen t'i shikojnë femrat teksa vallëzojnë në shtëpi, me siguri se hedhin ndonjë dhuratë dhe pëlqejnë që femrat të jenë vetja.

SHOFERE E MIRË Megjithëse meshkujt zakonisht ankohen rreth shofereve femra, shumica prej tyre pajtohen se shkathtësitë e vozitjes janë të domosdoshme për një femër moderne. Por, shumica e tyre janë të gatshëm të shkojnë edhe më tej dhe e pranojnë se u pëlqen një femër që ua bën motorin të "nxehet".

NË GJENDJE TA SHIJOJË USHQIMIN E SAJ Konsumimi i ushqimit të shëndetshëm dhe për të hequr qafe kaloritë e tepërta është një gjë për t'i ndaluar në mënyrë obsesive është diçka tjetër. Përderisa e para është gjë e mirë për juve, kjo e dyta nuk i lë mbresa. Mashkulli i vërtetë pëlqen vetëbesimin te një femër. Ai e di se ndoshta jeni e çmendur për ushqimin, kështu që ndihuni të lira për ta përdorur këtë lugë të vogël kurdo që të jetë përreth.

KUZHINIERE E MIRË Gjyshet na kanë thënë se e vetmja mënyrë për t'i depërtuar një mashkullit në zemër është përmes stomakut, kujtojeni këtë. E po, kjo është mënyrë e mirë. Meshkujt pëlqejnë një femër që gatuan dhe një femër që ka vullnet ta mësojë edhe atë të gatuajë.

TË QENËT REALE Megjithëse vajzat e rreme bëjnë që të tjerët ta kthejnë kokën drejt tyre, të marrin shumë pije falas, shumica me meshkujve kurrë nuk do të pajtohej ta zgjedhë një femër të tillë për më shumë se një romancë rasti. Çfarë rastësie - të njëjtën edhe vajzat e ndjejnë te meshkujt. Meshkujt pëlqejnë një vajzë që buzëqesh dhe nuk e çan hallin se çfarë mendojnë të tjerët për atë buzëqeshje.

E GATSHME PËR KOMPROMIS Secili mashkull ndihet mirë kur e di se zonja e tyre është e gatshme për të negociuar dhe të punojë shumë për të gjetur një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dyja anët. Pra, shpresoj se jeni të gatshme për kompromis vajza, megjithëse djemtë pëlqejnë gjoksin dhe këmbët, cilësitë që nuk kanë të bëjnë me fizikun janë larg më të rëndë- sishme.

ARGËTUESE Sensi i humorit është diçka tjetër që një mashkull pëlqen te një femër. Është koha t'i zbuloni aftësitë argëtuese zonja.

NUK KA FRIKË PËR T'U PËRLYER Natyrisht, nëse përlyheni derisa ju ndihmoni në diçka, kjo do të jetë një plus i madh për secilën femër te secili mashkull. Ata pëlqejnë po ashtu një femër që nuk tmerrohet kur e sheh një insekt apo se i ka dëmtuar thonjtë. Atij i pëlqen dikush që i bën edhe punët e "meshkujve". 

(Kosova Sot)