Tri dashuritë e ndryshme, por të mrekullueshme që do të përjetoni në jetën tuaj

  • 27 April 2017 - 09:59
Tri dashuritë e ndryshme, por të mrekullueshme që do të përjetoni në jetën tuaj

Gjatë gjithë jetës ne biem në dashuri, pastaj ndahemi, pastaj dashurohemi sërish dhe e njëjta gjë ndodh vazhdimisht. Por psikologët tregojnë se në fakt një person duhet të përjetojë disa lloje dashurie, të paktën 3 të tilla, për t’i njohur më tepër kënaqësi jetës. Çdo eksperiencë nga këto të tria është e domosdoshme dhe shumë e rëndësishme.

Dashuri si në përralla

Shpesh dashurojmë për herë të parë kur jemi shumë të vegjël. Është lloji i dashurisë që lexojmë zakonisht në përralla apo shikojmë në filmat romantikë për të rinj. Ne e idealizojmë këtë dashuri dhe mendojmë se do të zgjasë përgjithmonë. Nuk e kemi idenë se një marrëdhënie ka sakrifica dhe probleme, por thjesht shijojmë gjithçka si na vjen duke krahasuar me skenat e filmave që kemi parë. Më tepër kujdesemi se si kjo marrëdhënie duket te të tjerët sesa tek ajo që ne ndiejmë.

Dashuria e komplikuar

Dashuria e dytë në jetën tonë është ajo më e komplikuara. Ne mendojmë se kemi marrë mjaftueshëm leksione nga eksperienca e mëparshme dhe zgjedhim një partner i cili është krejtësisht ndryshe nga ne. Gënjehemi, tradhtohemi, zhgënjehemi dhe sigurisht falim pa fund. Është një dramë e vërtetë, por që të dhuron shumë momente të lumtura. Kjo është edhe marrëdhënia më pasionante që do të jetoni.

Dashuria e matur

Dashuria e tretë që përjetojmë është fiks ajo që kemi pritur gjithë jetën. Vjen papritur dhe na jep menjëherë idenë se dashuria kështu duhet të jetë. Nuk është perfekte, sigurisht, por të jep ndjesinë që nuk shpjegohet me fjalë. Në këtë stad të jetës nuk ka më vend për pritshmëri dhe nuk duhet humbur koha se si duhet vepruar. Duhet të jeni të përgatitur për të kaluar jetën me këtë partner dhe të dashuroheni çdo ditë me të.

(Kosova Sot)