Ngjarje e vërtetë: Përfundimisht edhe mua më buzëqeshi fati (3)

  • 27 April 2017 - 16:28
Ngjarje e vërtetë: Përfundimisht edhe mua më buzëqeshi fati (3)

Vazhduam të kalonim edhe një kohë, e më pas edhe ai doli nga jeta ime. Këtë e kuptova si dështim dhe krejtësisht u mbylla në jetën time. Jeta ime u tkurr në fakultet, mësim dhe në shëtitje të gjata rreth liqenit, ku kënaqesha krejtësisht e vetme. Pasi diplomova, nuk prita gjatë për punë. U punësova në një kompani informative dhe isha e kënaqur. Kisha mundësi që të tregohesha dhe e shfrytëzova atë. Shefat vlerësuan dijen dhe ambicien time dhe ma ofruan një kontratë ëndrrash. Në atë fushë çdo gjë ishte e përkryer. Për dallim nga periudha e deriatëhershme e jetës sime, gjatë së cilët nuk isha aspak anëtare e barabartë e shoqërisë, në punë isha e pranuar mirë. Lidha miqësi të reja dhe fillova të dilja me ta. Por, dashuria ende nuk kishte trokitur në derën time. Vitet kalonin e unë gjithnjë e më shumë kisha frikë nga lëndimet e mundshme emocionale. Megjithatë, në ëndrrat e mia ekzistonte një mashkull për mua. E ngushëlloja veten duke thënë se do ta takoja një ditë atë. Të gjatë dhe të bukur, burrëror dhe të mirë, sikur Dini. Meqë ai ende nuk kishte dalë nga ordinanca, unë vazhdova që të groposja në të kaluarën time. Mu kujtua edhe Agimi, i cili, sikurse edhe unë, kishte probleme me shikim. Por, ai mbante thjerrëza të kontaktit, prandaj dioptria e madhe e tij nuk vërehej. Ishte koleg imi i vjetër dhe, sapo ia nisa punës, më kishte ftuar të dilnim bashkë. Që atëherë në kokën time kisha shumë pengesa. Nëse do të përfundonte kjo dalje me fiasko, atëherë do të thosha se ajo ishte vetëm një dalje kolegësh e asgjë më shumë. - Më vjen mirë që më thirre dhe më duhet të pranoj se më ke befasuar. Mbrëmja me të vërtetë qe e mrekullueshme - i thash pasi që më përcolli deri te dera e hyrjes. - Mos ki gajle, të thirra si kolege. Nuk dua të them se nuk më pëlqejnë femrat, por… - dukej sikur ai arsyetohej. - Mos më bëj të mendoj se të pëlqejnë meshkujt - u talla unë. Në bazë të shprehjes së fytyrës së tij kuptova se e kisha tepruar, prandaj u mundova të nxirresha. Ai më buzëqeshi me cinizëm, gjë që unë e keqinterpretova. - Mos u tall me mua. Më mjaftojnë talljet e të tjerëve. E di se nuk jam manekine, por nuk është e thënë që gjithmonë të jem objekt talljes - u hidhërova dhe desha të largohesha. - Nuk qeshi me ty, por me veten. Ka kohë që nuk e kam ftuar ndonjë femër të dalim, e pasi që përfundimisht e bëra këtë, për shkak të habisë dhe hutimit jam tepër i pasigurt, prandaj edhe flas pa lidhje - u përgjigj ai. Më turpëroi me fjalët e tij, meqë edhe unë ndihesha po aq e hutuar dhe e pasigurt. - Nuk më interesojnë meshkujt, por as unë nuk iu interesoj femrave. Fundja, cila është ajo që do ta donte një mashkull të tillë si unë, që pa thjerrëza të kontaktit nuk shoh asgjë? - shtoi. - Pse flet kështu? A ky është kriter për vlerësimin e dikujt, a? - u habita. Për herë të parë u ndjeva sikur dikush nuk e shikonte anën time të jashtme, por i interesoja si person. Unë kisha shumë ndjenja të bukura, të cilat doja t'ia dhuroja dikujt, por nuk kisha kujt. Tani më dukej sikur dyert e dashurisë më ishin hapur paksa, e unë duhej t'i hapja tërësisht. Por, çka nëse edhe ai luan me mua, sikur që kishte bërë dikur Jetoni? Frika nga përqeshjet mu paraqit sërish. - Si duket, është. Asnjë vajzë te unë nuk e sheh mashkullin, por vetëm shokun - më tha ai. - Dhe, për këtë shkak më ftove mua, apo jo? Vetëm për shkak se jam si ti? - e akuzova. - Jo, nuk është e vërtetë. Valbona, unë… - filloi sërish të belbëzonte, e unë e kuptova se ia kisha qëlluar. - Nuk mund të besoj! A thua gjithmonë duhet të jem bira e fundit e kavallit? Që dikush ta ketë një femër afër vetes, kur nuk mund ta ketë dikë tjetër, të vijë te unë? - thjesht më vinte të qaja. - Sikur të mos më pëlqeje, nuk do të dilja me ty. Më kupto. Jam tutkun dhe i frikësuar. Deri tani gjithmonë jam zhgënjyer në dashuri - ma hapi zemrën. - Mirë, do të provojmë. Eja, hyr brenda. Do të ta bëj një kafe - përfundimisht e futa në banesë. Dhe, kështu filloi lidhja jonë. Kishim shumë tema të përbashkëta rreth të cilave na pëlqente të flisnim, e ajo kimi që u zgjua midis nesh ishte magjike. Çdoherë që më afrohej, ndjeja njëfarë rrëqethjeje të ëmbël, e cila ma përshkonte trupin. Por, Agimi kurrsesi ta merrte guximin që të më puthte. Kështu, lidhja jonë njëvjeçare në fakt ishte lidhje platonike. Agimi ishte gjithmonë me mua, më trimëronte dhe më ngushëllonte sa herë që kishte nevojë. Kur isha afër tij harroja të metat e mia, por ende vazhdoja ta ëndërroja një mashkull të gjatë, i cili do të më donte vetëm mua. E, ai do të mund të ishte Dini. Ndoshta ky është momenti të cilin e kam pritur kaq gjatë? Dera u hap dhe unë pushova së ëndërruari. Para vetes e kisha Dinin.

(vijon)

(Kosova Sot)