Roman Dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (15)

  • 24 May 2017 - 12:39
Roman Dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (15)

Për vëllain tim kishte rëndësi vetëm të kishte birra, për t’i pirë me shokët. - Po, të ndryshëm jeni. Më thuaj, a je martuar ende? - Po. Ajo e lëshoi kokën. Një moment u duk sikur kjo gjë i pengoi. - Por, po ashtu, jam shkurorëzuar. E kam një djalë, tani ka gjashtë vjet, është i ëmbël si sheqer. Ai jeton me ish gruan time pak më larg se unë. Për këtë shkak e shoh shpesh. E ti? Çka ndodhi me ty? - Unë nuk jam martuar, e si rrjedhim, as nuk jam shkurorëzuar. - Je vetë,? - Paj... kryesisht. - Jam i befasuar me këtë që dëgjoj. Do të mund të bëja be që ti do ta gjeje ndonjë “tip” tepër të mirë, ndoshta ndonjë fytyrë të njohur, apo ndonjë biznesmen dhe se do të bësh jetë të rehatshme. Lulja buzëqeshi. - Ta dish se edhe unë kisha menduar kështu për ty, por si duket e paskam tepruar. - Luljeta? A do të ishte e marrë sikur të ta bëja një pyetje për ne? Për të kaluarën tonë. Ajo lëvizi nga vendi. Nuk mund të ishte indiferente në momentin kur ai hapi një temë e cila i interesonte edhe vetë asaj. Me gjasë nuk ishte e gatshme, por i tha se nuk do t’i pengonte. - Pse gjatë asaj verës tonë të fundit u solle ashtu? - Mendoja se e kishe pasur të qartë. Doja që ta largoja veten nga ti, që të mos hiqja dorë nga studimet në kryeqytet, për shkak të lidhjes tonë. - A kurrë nuk të kishte shkuar në mend se mund të shkoje, e të studioje, e më pas të martoheshim dhe të vije te unë në Gjermani? Ajo e shikoi e befasuar. - Mendoja se nuk do të pranoje që të më lije edhe katër vite të isha larg teje. - Sikur ky të ishte kushti dhe sikur të ma bëje atë, unë do të pranoja, dorën në zemër me gjysmë zemre, por do të bëja gjithçka që të të mos humbja. Të doja pa masë. - E, pse atëherë më le ashtu, pas asaj nate? - Ishte çështje inati. Ti më poshtërove aq shumë, sa që isha zhvleftësuar tërësisht në sytë e të gjithë atyre që na njihnin. A e di se, për shkak të lotëve që kisha derdhur për ty, babai ma kishte dhënë shuplakën e vetme në jetën time? Kjo më kishte tronditur. Më pas fillova të të urreja dhe e vetmja gjë që doja, ishte të ta merrja virgjërinë dhe të të lija. Isha i sigurt se, pas kësaj, ti do të mbusheshe mend. - Paske pasur të drejtë. Ajo ngjarje më ndryshoi tepër shumë. Më nuk isha ajo vajza me vetëbesim të lartë, hundëpërpjetë dhe krenare. - Si duket që të dy ne paskemi qenë të mashtruar keq. Dora e tij e preku të sajën. Ajo e la që ta prekte, i pëlqente një gjë e tillë, i dukej sikur e mbronte nga diçka. - Çka mendon, a do të mund ta kompensonim këtë disi, Luljeta?

(Kosova Sot)