Si ta bëni që ai t'ju vjen nga pas, në vend se ju t'i shkoni nga pas atij

  • 30 May 2017 - 14:09
Si ta bëni që ai t'ju vjen nga pas, në vend se ju t'i shkoni nga pas atij

Jeni lodhur duke i shkuar nga pas? Është koha t'i ndryshoni rolet dhe ai t'ju ndjekë juve nga pas.

MOS E NDIQNI, NDRYSHOJENI PERSPEKTIVËN E LOJËS

Këto taktika mund të përdoren në secilën qasje të marrëdhënies, që nga fillimi e deri në martesë. Krejt çfarë ju duhet të bëni është të ndaloni. Mos i shkoni nga pas. Nëse ka ndjenja për juve, do të vjen nga pas, transmeton gazeta Kosova Sot.

JINI EMOCIONALISHT MË E PAVARUR

Edhe pse djemtë zakonisht vrapojnë pas femrave, ata mëtojnë të rrinë larg nga femrat që kanë tendencë që të varen në njerëzit e tjerë dhe në mungesën e pavarësisë së tyre. Çfarë vërtet meshkujt gjejnë tërheqëse te femrat është kur dikush nuk është jashtë kontrollit për ta kontrolluar atë apo dikë tjetër.

SHFAQUNI ME NJË PALË TAKA VRASËSE

Takat e larta mund të ndikojnë në mënyrë të hatashme që trupi juaj të duket më i bukur, më vital, më i theksuar, më i gjatë dhe mjaft shpesh edhe më i hollë. Duke qenë e gjatë do t'ju ofrojë prani më të madhe fizike dhe prani më të madhe kur je aty përreth dhe me gjasë do të vendosë t'ju vijë nga pas. Në këtë drejtim, mund të përdorni takat në përparësinë tuaj. E mira e kësaj është se mund t'i veshësh si të duash, cilëndo ngjyrë të duash. Paraqitu me atë që ndihesh më rehat, qofshin sandale me rripa, çizme të shkurta apo të gjata, apo ndonjë alternativë tjetër.

KUPTOJENI KUR MJAFT ËSHTË MJAFT

Le të jemi të ndershëm, ndoshta keni provuar të gjitha marifetet dhe deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar në të mirën tuaj. Me fjalë tjera, ai ende nuk është i interesuar t'ju vijë pas. Kjo është koha e duhur që ta kuptoni të ndaloni me tentimet, hiqni zinxhirët dhe ecni përpara. Në tentim që dikush t'ju vijë nga pas, është e lodhshme, kërkon energji.

MBANI SHËNIME RRETH GJITHÇKAJE

Nëse jeni serioze për të gjetur rrugë si ta bëni t'ju vijë nga pas, do të ishte ide e mirë që t'i ndiqni përparimet gjatë kohës së dhënë. Kjo ju kujton si po ju shkojnë punët dhe çfarë keni tentuar deri më tani.

MOS KINI FRIKË TË JENI SEKSI, POSEDOJENI TRUPIN DHE VETËBESIMIN

Të jesh një grua seksi nuk do të thotë të visheni ngushtë dhe ta theksoni trupin tuaj, por ka të bëjë me vetëbesimin nga brenda dhe jeni të vetëdijshme për vlerën e vetes tuaj. Të keni cilësinë e të qenët seksi me gjasë do të fillojnë djemtë të vijnë në oborrin tuaj.

MBAJENI VETEN NËN KONTROLL DHE GJËRAT E MIRA VIJNË VETVETIU

Përderisa jeni në pritje të ndryshimit të gjërave, merrni kontrollin sipër jetës tuaj. Tani kur keni kaq shumë kohë të lirë, merruni me një hobi të ri! Filloni të dilni me miqtë dhe vetëm kënaquni me jetën tuaj. Jini ju e para.

BËJINI KONKURRENCË

Bëjeni ta dallojë se nuk do të jetë një detyrë e thjeshtë për të fituar vëmendjen tuaj. Bëjani me dije se jeni një zonjë dhe se i duhet të bëjë diçka të veçantë për t'ju pasur. Kjo është kur ndjekja mundet të fillojë.

JINI E RELAKSUAR, STRESI NUK SJELL DOBI

Në fakt, mund të veprojë krejt ndryshe. Duke qenë nën ankth për ta bërë një mashkull që të vjen pas mund t'ju bëjë të dukeni shumë nevrike nga jashtë, kështu që jini sa më e relaksuar. Për të pasur një qasje të relaksuar, po ashtu është ide e mirë. Filloni duke menduar diçka të mirë, një banjë të cilësisë së lartë dhe e kompletoni ditën me qirinj dhe duke dëgjuar këngën e preferuar në sfond.

(Kosova Sot)