Për porosi të tilla ai do t'ju adhurojë: Nuk janë të rëndësishme vetëm fjalët për joshje

  • 25 July 2017 - 09:08
Për porosi të tilla ai do t'ju adhurojë: Nuk janë të rëndësishme vetëm fjalët për joshje

Joshja fillon që nga porositë e vogla të ëmbla, prandaj mësoni se çfarë është e dëshirueshme e çfarë të mos i dërgoni.

PO

Përdorni porosi për organizim të datave dhe vendeve. Gjithmonë mund të ktheheni në porosi për të kontrolluar vendin ose kohën e takimit.

JO

Mos kini frikë ta ftoni në takim, nëse ai ende s'e ka bërë. Edhe nëse shkruani gjatë dhe nuk ju ka ftuar të dilni, mos mendoni se nuk është i interesuar (nuk do t'ju dërgonte fare porosi po mos të ishte). Me siguri nuk dëshiron të duket tepër i interesuar. Nëse dëshironi ta shihni përsëri, ia thoni.

PO

Thirreni para takimit që të jeni të sigurt ku takoheni dhe në sa ora. Përdoreni një thirrje të shpejtë telefonike si "urë" deri te takimi. Mund ta thirrni pak para se të takoheni dhe t'i thoni se do të vonoheni disa minuta. kjo ju jep mundësinë t'ia dëgjoni zërin, transmeton gazeta Kosova Sot. 

JO

Mos shkruani gjë negative. Nëse keni pasur ditë të keqe, mbajeni për vete. Porosia duhet ta bëjë të qeshë. Nëse keni nevojë për ndonjë këshillë apo përkrahje, kërkojani në katër sy.

PO

Porositë përdorini që ta bëni të lumtur. Porositë nuk janë vetëm për tema të rënda apo negative. Ai do të duhet që kënaqet kur emrin tënd e shikon në ekran. 

JO

Mos analizoni secilën shprehje apo "smiley". Para së gjithash, djemtë nuk mendojnë aq shumë për atë që shkruajnë dhe nuk ka kuptim të kërkoni domethënie për secilën porosi të tij.

PO

Përgjigjuni në porosi kur të dëshironi. Nëse jeni në darkë me shoqet apo në takim, mos i ndërpritni për t'u përgjigjur në porosi, por as mos prisni tri orë vetëm për t'u dukur e zënë.

JO

Mos e teproni me figura, pika apo tinguj, sepse do të dukeni si një adoleshente e humbur,

PO

Porosia për natë të mirë është e rëndësishme, sepse kjo do të thotë se mendon për juve në momentin më intim. Nëse ia dëshironi një natë të mirë njëritjetrit, kjo ju ofron.

(Kosova Sot)