Roman dashurie: Sharmant apo romantik (43)

  • 21 August 2017 - 15:16
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (43)

- Do të duhej të takoheshim diku, nesër, apo pasnesër. Tani gjendet në ndonjë tollovi. E, më nguci nga vetura. Në fillim mendova se ishte ndonjë katundar, i cili ato fjalë ua thoshte të gjitha femrave në rrugë, por kur filloi të fliste, mbeta e shtangur. Sheqerja filloi të ndiente një shqetësim të çuditshëm. Kurse vajza vazhdoi të dërdëlliste me ngazëllim. - Ia dhashë numrin e telefonit, e më pas filluam të komunikonim me mesazhe. Është krejt i çarttë. Edhe pse disi më duket i çuditshëm, meqë ka disa ditë që komunikojmë, por ai disi eviton që të takohemi, duke anuluar takimet në momentin e fundit. Thotë se ka shumë obligime, por me ato rroba sportive dhe me atlete, ai nuk më duket si një tip i cili ka aq shumë punë. Shoqet e shikuan Sheqeren, por kjo e fundit ishte dhënë e tëra pas dëgjimit të fjalëve të vajzës. - Jam thuajse e sigurt që ai ka dashnore, por nuk ka lidhje. Ndoshta nuk është në ndonjë lidhje të hairit, meqë iu vardiset ashtu femrave në rrugë. Sheqerja e përpiu duqin që iu formua në fyt dhe mblodhi guximin ta bënte një pyetje tepër të rëndësishme, në atë moment më të guximshmen në botë: - E, si quhet ai djalosh? - Petrit. E, çka ka lidhje kjo? Nuk kishin kaluar as dhjetë minuta e Sheqerja ishte duke shkuar me turr në drejtim të banesës së tij.

KAPITULLI I TRIDHJETEPESTË

E gjeti duke ndenjur me miqtë e tij, duke qeshur me njëfarë djaloshi cigan që luante dhe këndonte. Pasi që ai e njohu veturën e saj, u mërrol dhe u nda anash. Sheqerja e zemëruar doli nga vetura, duke bërtitur me tërë fuqinë që kishte. - Çfarë rrenacaku je ti! Si ke mundur të më tradhtosh kështu? Petriti rrinte para saj, me duart në ije. - Çka ke, pse po bërtet? - Ti je horr! Gabova kaq rëndë, duke menduar se ti je ai i vërteti. E theva një zemër nga diamanti, për zemrën tënde të baltës, bre rrenacak! Me atë rast ajo u shfry për të gjitha ato ditë kur ishte në dilemë se çka të bënte, për cilin të përcaktohej. Derisa ishte duke ardhur këtu, i ishin kujtuar momentet e përqafimeve dhe ledhatimeve të Mirlindit, fjalët e tij, puthjet... Iu kujtua banesa e tij e qetë, në të cilën, ajo e dinte se, edhe kur nuk ndodhej aty, nuk shkelte asnjë femër. Iu kujtuan edhe fjalë e tij të mençura dhe ajo letër, me të cilën ai ia falte që e kishte shkatërruar. - Mos bërtit! - A të është i njohur emri Hyra? - Unë i njoh disa femra me këtë emër?

(Kosova Sot)