Sa kohë të duhet të dashurohesh?

  • 19 September 2017 - 09:02
Sa kohë të duhet të dashurohesh?

Koha nuk është faktor në dashuri. Përkundrazi, koha punon kundër dashurisë. Koha përkrah vetëm gjërat reale. Vlerat, dashuria, besnikëria, produktiviteti - të gjitha këto kërkojnë këmbëngulje. Kur për dikë të djeg gjoksi, ose ndien shtrëngime brenda stomakut, thuajse të kapi rryma si një fushë energjike, në pyetje janë të qindrat e sekondave. Në fakt, as të qindrat. Koha ndalon. Ndalon dhe fluturon para manifestimeve të fuqisë së natyrës, e cila njëherësh është edhe magji. Koha heq kapelën, ulet me respekt, e më pas kalëron kalin e egër dhe vazhdon në gallop, që nuk ka fare të bëjë me të tashmen. Koha është respektues i thellë i momentit të së tashmes, sepse kjo është e vetmja që nuk guxon të të shkelë në gallop. Pra, nuk të duhet shumë kohë për të rënë në dashuri, por të duhet e tashmja. Ajo që ndalon bashkë me frymëmarrjen kur shikon në sytë e dikujt dhe që merret me diversitetin e kohës, e hedh kripet në shikimet e orës, në mënyrë që akrepat të lëvizin shpejtë ose tepër ngadalë. Nëse dikujt i jep mundësinë për të pushtuar, nëse mendon se do të dashurohesh pas një kohe, kur ai dikush lirohet me ty dhe i tregon të gjitha cilësitë, atëherë nuk di gjë për kohën. Dëgjoni, koha do t'ju mashtrojë. Nuk do të dashuroheni, por me kalimin e kohës do ta doni. Sepse kur dikujt ia jepni një mundësi, nuk ia jepni kohën e tij, por tuajën. E kur kohën tuaj e investoni në dikë, është pothuajse e sigurt se do ta doni.

(Kosova Sot)