Çfarë të bëni kur ju dhe mikesha juaj keni të njëjtën simpati apo jeni dashuruar në personin e njëjtë?

  • 19 September 2017 - 13:43
Çfarë të bëni kur ju dhe mikesha juaj keni të njëjtën simpati apo jeni dashuruar në personin e njëjtë?

Le të ballafaqohemi, që të dyja jeni femra me gjak të kuq, me nevoja dhe dëshira dhe keni shoqëri të njëjtë. Ka shumë mundësi që ju dhe shoqja juaj më e mirë mund të dashuroheni në të njëjtin djalosh. Kështu, pyetja është se çfarë të bëni kur ju dhe mikja juaj keni të njëjtën simpati.

 

 Mos u tmerroni

Përgjigja e parë në këtë pyetje se çfarë të bëni kur ju dhe mikja juaj të dashuroheni në të njëjtin djalosh është të mos bëni panik. Kur e kuptoni se jeni të dashuruar në një njeri të përbashkët, merrni një hap prapa dhe kontrolloni situatën. Gjëja më interesante për ta konsideruar këtu është nëse ai djalosh ka treguar ndonjë interes romantik për ndonjërën prej jush. Nëse po, atëherë puna ka marrë fund dhe lini kiminë ta udhëheq rrugën.

 

 Jepini pak kohë

 

Nëse dashuroheni në një djalë me të cilin del mikja juaj më e mirë, mos merrni veprime të menjëhershme dhe ta prishini gjithë miqësinë tuaj. Ndoshta mund të jetë një fazë kalimtare që ndodh midis juve dhe mikut tuaj. Qëndroni nja disa javë nga anash dhe ndoshta në mënyrë natyrale ndjenjat do të zbehen.

 

MST Mos e gënjeni miken tuaj

Nëse ndodh që gjërat t’i dërgoni një hap tutje me këtë dashurinë e ndarë me shoqen, është vitale mos të gënjeni. Ndjenjat e saj mund të lëndohen nga fakti që e keni fituar betejën për të, por do të jetë edhe më e zemëruar nëse e kupton se ia keni punuar pas shpine.

 

Mësoni më shumë për situatën

Situatat si kjo nuk shfaqen për çdo ditë dhe është e rëndësishme të mësoni nga gabimet që mund t’i bëjë dikush tjetër, në mënyrë që historia mos të përsëritet.

 

 Mos e fajësoni veten

Nëse gjërat nuk shkojnë mirë për ju, mos u thelloni në mendimet në kokën tuaj, se diçka nuk është në rregull me ju. Kur vjen puna te ndjenjat romantike, është diçka që absolutisht nuk mund ta kontrollojmë dhe është diçka që nuk mund ta ndëshkoni veten kur nuk mund të fitoni diçka mbi mendjen tuaj.

(Kosova Sot)