Ngjarje e vërtetë:Gjahu për dashuri (1)

  • 23 September 2017 - 16:42
Ngjarje e vërtetë:Gjahu për dashuri  (1)

- Nuk po mundem ta besoj se këtë po e kërkoni prej meje! - Zëri i Dritës ishte i qartë se ishte mbushur plot mllef dhe zemërim. - Dritë, shpirt, ne nuk po kërkojmë prej teje ta plaçkitësh bankën apo të bësh diçka të paligjshme, vetëm duhet që të … axha po mundohej t'i gjente fjalët e duhura. Por, Drita po vazhdonte me fjalë dhe nuk po ndalonte, pa marrë parasysh se ai po kërkonte fjalët për ta arsyetuar qëllimin e tyre. - As nuk e kam ndërmend që të shndërrohem në një dado për një të paedukuar, të dalë mendsh, një djalosh njëzetepesë vjeç. - Shiko këtej, e dashur, nuk është krejt ashtu si po thua ti. Samiri vetëm pas një muaji i mbush njëzetepesë vjet - ai vetëm se i ka ngjarë axhës së tij, Blerimit. - Ti gjithçka që është serioze e kthen në shaka, apo jo axhë. Vallë nuk po e shikoni se prej meje po dëshironi ta filloj një mision të pamundshëm, i cili do të dështojë ende fa filluar: Po, si jo, djali i babit, i cili deri më tani ka vrapuar pas futbollit dhe është veshur mirë, e tani i nevojitet diploma e fakultetit,- ia ktheu shpinën axhës së saj, duke pritur përkrahjen e tij, të cilën gjithmonë deri më tani e kishte pasur. Por, me sa duket kësaj radhe, as ai dhe gruaja e tij, nuk do ta bënin këtë, edhe ata kishin një mendim krejt ndryshe. -Paj, Nuk është krejt ashtu si po thua ti Drita. -Nuk është, natyrisht se nuk është, ndoshta tek e fundit nuk paska vrapuar edhe aq shumë pas topit, po vazhdonte Drita me mllefin e saj. -A di çfarë Drita, për dikë që e njeh jetën e Samirit, ti mirë e ke, që po ankohesh, por ndoshta disa tregime për të janë krejtësisht të imagjinuara, po e arsyetonte gruaja e axhës. - E, por ju e dini se ai një kohë të gjatë është argëtuar me shoqen time më të mirë që e kam pasur ndonjëherë, Drenushën, e ajo më ka ngufatur duke më folur për të. Për sa më përket mua, ai mundet të vrapojë pas secilës femër që dëshiron, apo të themi të gjahtojë. -Djaloshi vetëm se është në kërkim të fatit oj Dritë, ia kthen fjalën axha i saj. - Po, po, dhe ai gjah me sa duket nuk ka të ndalur, apo jo, u përgjigj Drita duke marrë frymë thellë, e cila edhe vetë po çuditej se sa e zemëruar që ishte. Reagimi i saj në propozimin e axhës për t'i ndihmuar Samirit, tezakut të axhës, për t'i përgatitur edhe disa provime dhe punës për temë të diplomës ishte i tepruar, dhe i tepërt. Gruaja e axhës e kishte shfrytëzuar qetësinë momentale dhe kishte vazhduar me fjalët: Pa marrë parasysh se pas kujt ka vrapuar deri më tani, femrave apo futbollit, tash kanë marrë fund, tash do të vrapojë pas librit. Dhëndri im ka vendosur që të mos i financoj studimet e tij dhe ai djalosh vetë duhet të shkollohet dhe t'i përfundojë studimet e tij. -Mirë, iu drejtua Drita gruas së axhës, edhe nëse unë dua t'i ndihmoj, si ta bëj një gjë të tillë, si t'i ndihmoj unë atij t'i përfundojë studimet e bujqësisë? Unë, e cila kuptoj mirë fizikën dhe kiminë, e edhe biologjinë, kam ndryshuar kah dhe kam përfunduar me studimin e gjuhës angleze. - Dritë, shpirti im, askush nga ty nuk po kërkon të pamundurën, nuk ke nevojë të jesh tutori i tij. Mjafton që ta mësosh ti, asgjë më shumë, ti mëson mësimet tua e ai të vetat, do të mësoni në të njëjtën dhomë. - Nuk po kuptoj, vallë a nuk i paskan blerë atij prindërit e vet banesë që në vitin e dytë të studimeve? E unë ende do të fjalosesha me qiraxhinjtë e mi sikur ju të mos më kishit pranuar në shtëpinë tuaj. Ajo edhe njëherë nuk po mundej të durohej e të mos e shfaqte pakënaqësinë e vet me djaloshin e "artë". - Po, ai e ka banesën e tij, por nuk posedon material mësimor dhe nuk e ka shprehinë e mësimit në banesën e tij. Ti, falë Zotit, je krejt e kundërta e tij! - kishte marrë frymë thellë gruaja e axhës. - Drita përsëri ju drejtua gruas së axhës, ne po flasim për një djalosh që ka njëzet e pesë vjet, e jo për një fëmijë tre vjeç! - Drita përsëri kishte filluar të nervozohej. - Dhe, ju po prisni nga unë që t'ia fut në kokë shprehinë e mësimit? Po me çfarë lëngu magjik ta bëj këtë? - Ai nuk ka motivim për të mësuar, e ekzistojnë mënyra të ndryshme për motivim, qeshi me kureshtje xhaxhai. - Ekzistojnë, natyrisht se ekzistojnë, bananet bëjnë çudinë me disa kafshë, u përgjigj në mënyrë ironike Drita në të qeshurat e axhës. Por, kur e vërejti dëshpërimin në fytyrën e axhës së vet, ajo sikur paksa lëshoi pe dhe tha: Mirë, ndoshta do të mundja që për secilën orë ta qeras me një krem banane me çokollatë. Përmes dritares së hapur të shtëpisë së tyre, u dëgjua një buzëqeshje. - Ide e shkëlqyeshme! Le të jenë ato krem banane në paketimin prej 400 gramë! -dëgjoi zërin e Samirit. /vijon.

(Kosova Sot)