Ngjarje e vërtetë: Zemra e hidhur (1)

  • 11 October 2017 - 14:26
Ngjarje e vërtetë: Zemra e hidhur (1)

Kam ngadalësuar hapat derisa po i afrohesha kafenesë. Pandërprerë vetes sime ia kam përsëritur se jam një budalla i papërmirë- sueshëm, pasi që kam ardhur këtu. Sa gjatë që jam rregulluar. Më kishte çuditur se si kishte mundur të më pushtonte ajo huti dhe shpresë se përsëri do ta takoj atë mashkullin e ëndrrave të mia. Për ne takimi ynë ishte sidomos i veçantë. Më duket se as atë nuk e kishte lënë ky takim me përshtypje. Tash kam ardhur ta kërkoj atë të huajin. Nuk ia dija as emrin e tij. Krejt çfarë më kishte mbetur në mend prej tij ishte buzëqeshja e tij e ëmbël, i cili shtrihej nga goja e tij e në mbarë fytyrën, deri te sytë e tij shoqëror dhe shumë të ngrohët. Më kujtohet shikimi i tij dhe momentin se si kur e kisha takuar për të parën herë zemra, më kishte rrahur më fort se zakonisht. Më kujtohet momenti çfarë do të thotë kur të buzëqeshësh me gjithë zemër. Sipas radhitjes hipa në autobusin tim, me numër gjashtë. Pranë meje po qëndronte një femër mjaft e moshuar. Konduktori erdhi për t'i paguar biletat. Vetëm atëherë e kisha kuptuar se portofoli im nuk ishte në çantën time. Në atë moment isha skuqur e tëra, pasi që më vinte mjaft turp për situatën në të cilën u gjenda, kur konduktori e përsëriti fjalinë: - Biletat, ju lutem! A ka edhe dikush pa biletë? M'u drejtua me një ton thuajse unë isha personi i cili me qëllim dëshiron t'i ikë pagesës së buletës. Jo, jo… më vjen keq, por nuk po mund ta gjej portofolin tim. Më duket se e kam harruar pa dashje në zyrën time. Çdo mbrëmje unë kthehem në shtëpi me të njëjtin autobus. A ekziston mundësia që nesër ta paguaj biletën, madje dyfishin? Dëgjoni, ju lutem, ne këtu nuk japim kredi, ashtu i zemëruar ishte nisur në drejtim të shoferit për t'i sinjalizuar në ndaljen e autobusit. Mes tjerash, tash autobusi do të ndalet në stacionin e ardhshëm, prandaj jini aq e mirë dhe zbrisni. Kjo po i bie se për nja dy apo më shumë kilometra më duhet të eci në këmbë. Ndërsa që jashtë binte shi - ashtu e pafuqishme ngrita zërin. Gjatë atij momenti konduktorit po i afrohet një mashkull, i cili kishte qëndruar ulur pranë derës. Unë do t'ia paguaj zonjushës biletën, u dëgjua një zë i thellë dhe i këndshëm. Konduktori po e shikon ashtu me çudi, e më pas i thotë: Epo mirë, në këtë rast pra mund të mi jepni të hollat, i tha konduktori. Ju faleminderit shumë! - me zë iu drejtua njeriut të panjohur. Nesër përsëri do të jem në autobusin e njëjtë, prandaj edhe do t'jua kthej të hollat. Kështu u bëra me biletë. Këta disa centë nuk do të më hyjnë në punë, e as nuk do të ma shpëtonin jetën, e nuk do të bëhet asgjë e keqe edhe nëse nuk ju takoj për të m'i kthyer të hollat. Ja, më vjen mirë që munda t'ju ndihmoja - më tha mashkulli i panjohur, me një zë të thellë, derisa konduktori lëvizi anash. Tashmë po mund ta shikoja fytyrën e shpëtimtarit tim. Faqet e mia po digjeshin nga të skuqurat. U shikuam, dhe menjëherë e kam vërejtur se ka një fytyrë të bukur. E kam vërejtur menjëherë se po më shikonte me interesim. - Nisuni në drejtim të daljes ju lutem!, thotë konduktori, derisa autobusi ishte ndalur dhe disa njerëz kishin zbritur duke kaluar përskaj njeriut të panjohur, i cili ma kishte paguar biletën. - Nëse me të vërtetë ju duket kënaqësi të ma ktheni borxhin, më thotë ai duke buzëqeshur, atëherë çdo ditë rreth orës gjashtë e gjysmë mund të më gjeni në qendër të qytetit, është një kafene në qoshe. Më përshëndeti me kokë, u nis në drejtim të daljes dhe zbriti shumë shpejt. Kur autobusi po nisej ngadalë, ai ngriti kokën lart dhe më shikoi, dhe pak para se ta mbulonte kokën me ombrellën e tij, më buzëqeshi. Edhe unë ia ktheva njëjtë, përderisa fytyra e tij gjithnjë e më shpejt, derisa autobusi po nisej, po zhdukej. Zemra ime po rrihte shpejt, përderisa i panjohuri po më largohej nga shikimi. Për një kohë të gjatë askush nuk më kishte buzëqeshur në atë mënyrë. Unë po qëndroja brenda duke shikuar shiun se si po rrëshqiste nëpër dritare. Me shiun që pandërprerë po binte, ngadalë edhe unë disi po i afrohesha stacionit tim. Në ahengun që e kishte organizuar Ardita, kam njoftuar Jonin. Të njëjtën mbrëmje ai më kishte dërguar në shtëpi. E ftova brenda për një kafe, e para se të shkonte, ai kishte filluar të më puthte me pasion. (vijon)

(Kosova Sot)