< Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (38) - Dashuri - Kosova Sot
Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (38)

Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (38)

Faqet e Laurës ishin skuqur nga inati. - Kush është kjo e përdalë, Redon?! Dhe, ku e gjete se? Në ndonjë klub të natës?! - Gabim e ke! Nerimanja është infermiere, që punon në një klinikë private të një mikut tij. - Të shkretë pacientët që i bien asaj në dorë. Më befason përzgjedhja jote Redon, e aq më tepër dëshira jote që ta merrje atë me vete në vilë. - Si? – Redonit i duhej të shtirej kinse ishte i befasuar. - Hashimi mi zbuloi planet e tua, rreth qëllimit tënd që të shkosh në vilë. Më tha se do ta merrje me vete dikë, që do të përkujdeset për ty. Është më se e qartë pse ke vendosur ta marrësh Nerimanen me vete. Nuk dyshoj se ajo është e gatshme të t’i plotësojë ama të gjitha nevojat. Redoni e shikonte me ngazëllim Laurën, i kënaqur deri në maksimum, për shkak të zemërimit të saj. Sërish ishte ajo e vjetra. Sytë i shkëlqenin fuqishëm, faqet i ishin skuqur. Donte ta puthte, ta ledhatonte. Donte që tërë trupin t’ia mbushte me puthje, për t’ia bërë me dije se sa të lumtur që e kishte bërë. - Je duke gabuar në lidhje me Nerimanen, Laura – i tha ai me një zë të butë. - Njëmend? – tha duke i qitur duart në ije. – Nuk do të thosha! - Ti... Ti nuk e di një detaj. Në fakt... – filloi të thoshte ai, duke aktruar – mjekët më kanë thënë që, të paktën për një kohë të caktuar, të përmbahem nga aktivitetet seksuale... - Oh! – bëri Laura duke e mbyllur gojën me dorë. – Nuk e kam ditur këtë, më fal! Kjo është e tmerrshme, Redon! A kaq të sëmurë e ke zemrën, a? - Jo, jo! Vetëm më duhet të pushoj mirë e mirë. - Unë do të përkujdesem që ti të pushosh dhe ta marrësh veten! - Nuk kuptoj... – Redoni filloi ta aktronte hutimin. - Do të vij me ty, në vilë! - Hëmm... Më vjen mirë, që dëshiron. Por, ka disa probleme, të cilat nuk e di a je në gjendje t’i tejkalosh. - Për çka? – filloi të ofendohej nga qëndrimi im. - Së pari, vila është plot pluhur. Ka rreth dy vjet që nuk kam qenë në të. Duhet që të pastrohet nga toka, deri në kulm. - Edhe? Unë di edhe të pastroj! - Por, ti kurrë nuk ke pastruar, e as gatuar! E unë kam nevojë për dikë që do të dijë të ziejë, edhe atë gjella dietale. - Prej nga të lindi mendimi se unë nuk kam pastruar, e as zier? Këtë kam bërë aq shpesh e aq gjatë sa që më ishte mërzitur. Mezi prisja që të pavarësohesha dhe të fitoja më shumë, për ta paguar një shërbëtore. Unë di t’i bëj të gjitha në shtëpi, Redon, por më me dëshirë këtë punë ua lë femrave që e kanë për detyrë këtë.

(Kosova Sot)

14 orë e 25 minuta më parë