Shokon 19 vjeçari: Shoqja 43 vjeçare e nënës time ma mori virgjërinë, por ajo dhe burri i saj...

  • 15 October 2017 - 11:02
Shokon 19 vjeçari: Shoqja 43 vjeçare e nënës time ma mori virgjërinë, por ajo dhe burri i saj...

Një djalë 19 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me shoqen e nënës së tij e cila është 43 vjeç, që ia ka marrë virgjërinë.

Djali thotë se gruaja ka pasur probleme me burrin dhe ky ka shpresuar që ata do të ndahen, por ajo ka vendosur që të largohet me burrin e saj për të jetuar në një vend tjetër.

Rrëfimi i djalit:

Shoqja e ngushtë i nënës time më mori virgjërinë dhe ne bëjmë seks të egër dhe pasionant kur dhe ku mundemi.

Unë jam 19 vjet ndërsa shoqja e nënës time është 43 vjet.

Ajo është seksi dhe duket sikur është në të njëzetat.

E njoh që kur isha 15 vjet. Burri i saj është i tmerrshëm dhe gjithmonë kam dashur që ai ta lë atë.

Unë ende jetoj me nënë time. Lokali në të cilin unë punoj është për shitjen e produkteve për frizerë dhe shoqja e nënës time ka një sallon të tillë.

Një pasdite ajo më tha nëse mund t’ia dërgoja disa shamponë tek ajo në sallon, derisa shkoja në shtëpi.

Ajo po pastronte sallonin kur unë shkova. Të gjithë kishin shkuar. Ajo dukej shumë e mërzitur.

E pyeta se çfarë kishte dhe më dha se ishte grindur me burrin e saj për shkak të pijes së tij.

Më pas më shpjegoi se ai kishte dashur ta digjte me cigare në fytyrë.

E përqafova dhe ajo më tha prit pak. Më pas ajo vuri shenjën në derë se është mbyllur dhe mbylli derën.

U shokova kur e pashë që ajo e konsideroi përqafimin tim si kërkesë për diçka më shumë.

U afrua dhe më puthi. Ajo e ngjiti trupin e saj për timin dhe ndjeva trupin të më ndizej.

I thashë: “Ti je e dashur por je ende e martuar dhe unë jam ende i virgjër”.

Ajo më tha: “Është në rregull, ishte vetëm një puthje. Faleminderit që je i sinqertë”.

Më pas ajo më telefononte kur e dinte se nëna nuk është aty.

E mora rrezikun një natë që ta puthja dhe e putha atë e kjo na çoi tek seksi.

Ajo më tregoi çfarë të bëja. Ishte e mahnitshme. Tani ne takohemi kurdo që mundemi.

Nëna kishte një ndejë disa javë më parë dhe shoqja e saj më tha se kishte nevojë për një fillim të freskët.

Ajo po e shet biznesin e saj dhe shtëpinë dhe po shkojnë të jetojnë diku larg me burrin e saj.

Unë dua që ajo ta lë burrin e saj dhe jo vendin. E di që agjentët do të vijnë shpejt për shtëpinë.

A duhet ta thërras atë dhe t’i tregoj se e dua dhe dua që të mos largohet, apo jam përdorur si lodër?

Përgjigja e psikologes:

Mund ta shoh që ka qenë e mahnitshme por nuk shoh të ardhme për ju të dy.

Ti e ke fantazuar atë për një kohë dhe kur ajo ka filluar aferën me ty ke menduar që gjitha ëndrrat tua janë bërë realitet.

Por për të ka qenë vetëm një rrezik për seks të pambrojtur, kur ajo në fakt ka nevojë për ndryshim në jetë.

Ajo e ka vendosur besimin për ndryshim në rend të parë edhe pse dyshoj se burri i saj mund të ndryshojë.

Por ajo ka vendosur dhe ti mund t’i shkaktosh vetëm problem.

 (Kosova Sot)