Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (40)

  • 16 October 2017 - 11:39
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (40)

Redonit i vinte keq për arsyen se nuk ishte në gjendje që t’ia kthejë shikimet e saj, me të njëjtën forcë. Pikërisht për këtë arsye kishte nevojë që të rrinte pak vetëm, në pyll me Lurën. Në mënyrë që t’i kontrollonte ndjenjat e tij komplete që ndiente për të, por edhe gatishmërinë e saj në paraqitjen e viktimës, që secila martesë do ta kuptonte.

-Në këtë rast...

– Redoni e zgjati dorën, dhe midis gishtave të tij mori dorën e Laurës dhe tha se po kthehemi në qytet. -Shkëlqyeshëm!

 – Fytyra e Laurës e tëra u skuq.

–Vetëm ta dish, unë do të dërgoj atje, ty dhe mua.

-Mendoj se kjo nuk është e nevojshme – vendosi të bënte shaka me të.

-Më është lejuar të vozis veturën, epos kësaj, kam planifikuar që atje të mbërrijmë kështu si jemi, jo në copa. E kapi një jastëk dhe ia hodhi në fytyrë.

-Nëse policia rrugore nuk ka asgjë kundër vozitjes time, nuk e di pse ti do të kishe diçka kundër, Redon. Unë nuk e kam asnjë kundërvajtje të vetme, që nuk mund të thuhet edhe për ty! Ti i ke disa!

-Kjo sepse policisë rrugore as që ju bie ndërmend ta dënojnë një bukuroshe si ty! Për ta paraqet nderë në faljen e gabimit për ty.

-Sa keq që nuk ka më shumë femra, në policinë rrugore. Në këtë rast, edhe ti do të kaloje më mirë dhe më lehtë – ia tha ajo. Po e shikonte me butësi, i vetëdijshëm se ishte kënaqur në shoqërinë e saj.

–Si të të falënderoj, rreth asaj se çfarë planifikon të bësh për mua?

-Më lejo që, në emrin tënd ta shkarkoj Nerimanen – duke ia kujtuar infermieren simpatike.

-Kjo do të thoshte kënaqësi për mua. -Vetëm urdhëro – u pajtua menjëherë, duke vështruar xhelozinë e Laurës si shenjë të mirë, në favor të tij. Laura dhe Redoni ishin nisur për rrugë në orët e hershme të mëngjes. Kishin dëshirë që në qytet të arrijnë kah mesdita, në mënyrë që të kishin kohë të mjaftueshme që të barten në banesë deri në mbrëmje. Marrë parasysh se ishin në rrugë, herët në mëngjes nuk kishte shumë trafik dhe nuk kishin asnjë problem të vetëm, që kishte të bënte me vozitjen. Laura ishte më e kujdesshme dhe më e vëmendshme se zakonisht, dhe dëshironte që në fund Redoni ta falënderonte për vozitjen e bërë. Gjatë gjithë udhëtimit pandërprerë ishte brengosur rreth rehatisë së tij, kishte insistuar që të pinte çaj, të cilin e kishte përgatitur si dhe e kishte bindur të hante mollë. Kohë pas kohe e pyeste rreth orarit se kur duhej t’i merrte ilaçet, në mënyrë që ajo ta merrte brengën e kujdesit për të. (vijon)

(Kosova Sot)