Ngjarje e vërtetë: Ai ishte tradhtar i papërmirësueshëm (2)

  • 17 October 2017 - 14:02
Ngjarje e vërtetë: Ai ishte tradhtar i papërmirësueshëm (2)

"Jam i varur prej teje", e unë i besoja. Kanë kaluar edhe disa javë, gjatë të cilave jam takuar me Luanin. Prita që ai të ndahetjnga Mirjeta dhe është ngritur me Sarandën, e cila kohë pas kohe më sulmonte që të heq dorë prej tij. Ai me Mirjetën nuk ishte ndarë, ndërsa që edhe çmenduria e Sarandës ishte në pikëpyetje. Ndoshta ka diç me të? Gjithë situata më kishte lodhur, nuk dëshiroja që të jem violina e dytë e dikujt, kështu që e kam ndërprerë këtë lidhje, pa shumë shpjegime. Luani më dërgonte porosi, më thërriste, më bombardonte me këngë dashurie dhe më përgjëronte t'i kthehesha. Për fatin tim të mirë, jam kokëfortë dhe ideja për t'u kthyer tek ai në sytë e tij, dukej si gënjeshtër, ndoshta te ndonjë tjetër i ndizte, por jo edhe tek unë. Më pas erdhi pranvera dhe vera, erdhi vjeshta edhe dimri, e më pas më cingëroi telefoni. "Saranda jam. Asistentja e Luanit. Me siguri se të kujtohem. A mund të takohemi? Më duhet të të them diçka. Është me shumë rëndësi". Nuk e di pse, por unë u takova me Sarandën. Ndoshta paragjykoja shumë apo kisha nevojë për aventurë. Më priti me lot në sy: "Ti me të vërtetë ishe me Luanin. Nuk të kam besuar". Për një orë rresht më ka treguar tregimin, të cilit do t'i marrin lakmi të gjithë regjisorët dhe skenaristët nga Hollivudi. Në fakt, mjeku Bukurosh kurrë nuk e kishte pasur ndërmend që të ndahej nga Mirjeta, e paralelisht me të për një vit rresht kishte mbajtur lidhje me Sarandën, e më pas edhe me mua, derisa Mirjetës i kishte thënë se unë dhe Saranda jemi paciente të tij, dhe se shoqërimi i tij me ne jashtë spitalit ishte pjesë e terapisë. Kishte bërë edhe dokumente false mjekë- sore, që kishin mundur ta vërtetonin atë që fliste ai. Pos tyre, aty ishin edhe dokumentet e disa femrave të tjera, me të cilat ai kishte turbulluar diçka . Disa prej tyre m'i kishte përmendur edhe mua dhe më kishte folur për diagnozat e tyre. Isha aq shumë e shokuar, saqë kisha buzëqeshur. "Pacientja po ndihet më mirë. Ankthet janë zvogëluar, por ende ka disa sulme paniku. Pagjumësi të kohë- paskohshme. Çrregullimet pothuajse janë zbutur..." Kështu përafërsisht mendonte vetëdija ime për sëmundjen, të cilën Saranda e mbante në duar. Ato dokumente i kishte marrë nga kolegët e tij, të cilët i njihte fare mirë, e në ndërkohë ishte fjalosur me Luanin dhe kishte vendosur t'ia shkatërrojë intrigat rreth dashurisë. I kishim krahasuar edhe porositë në telefonin celular. Për fat, nuk i fshij kurrë. Pothuajse që të gjitha ishin identike dhe shumë të ngjashme. Luani të njëjtën porosi ua kishte dërguar pothuajse të gjitha femrave. Më kaploi një hidhërim e zemërim i madh dhe e thirra me qëllim që të pajtohemi. Pacienti i duhur, mjeku Bukurosh, po vraponte në takim krejt i lumtur, për faktin se do të jetë në gjendje që të më kthejë përsëri në haremin e tij. Natyrisht, aty ishim duke e pritur Saranda dhe unë, gjë që e la pa fjalë dhe e ka shokuar. Që të dyja ia hodhëm mirë dhe i shkuam në nerva, por kulmi ishte atëherë kur i bërtita unë: "Na e thuaj të vërtetën që të besojmë ose Mirjetës do t'ia jap kodin e 'Facebook'-ut tënd". Na kërkoi falje me mijëra herë, por me të arritur në shtëpi, nuk munda të duroja dhe ia dërgova një porosi Mirjetës: "Hej, ja adresa dhe kodi im i 'Facebook'-ut. Hyr në 'inbox' dhe mund t'i shikosh porositë e Luanit. Tung". Në fund, natyrisht, Luani ka mbetur edhe pa Mirjetën. Hamendësoj se këtë nuk e kishte përjetuar edhe aq keq, pasi që kishte edhe disa 'paciente' të tjera, të cilat as unë e as Saranda nuk i njihnim, por që do të ishte mirë t'i njoftonim edhe ato. Unë nuk munda t'i shpëtoja që të gjitha 'pacientet' e tija, më mjaftonte ajo që kisha bërë për veten time. Pas dy viteve, mjeku Bukurosh përfundoi ashtu siç edhe e kishte merituar, në një aksident komunikacioni, me njërën nga të dashurat e tij. Me siguri se gjatë vozitjes janë grindur apo kanë goditur njëri-tjetrin dhe kanë goditur murin. Së paku po mendoj ashtu. Më pas përsëri jemi takuar me Sarandën. "Dhe si i thua kësaj pune? Në fund paksa fatal apo jo" pyeta, një pyetje në të cilën ajo më shikoi me qetësi dhe më tha: "Kjo quhet karma". FUND

NGA NESËR MUND TA LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË "E ÇUDITSHME ËSHTË KJO JETË"

(Kosova Sot)