Test i dashurisë: A ndikoheni nga ndjenjat apo nga arsyeja?

  • 17 October 2017 - 17:04
Test i dashurisë: A ndikoheni nga ndjenjat apo nga arsyeja?

1. PËRSE MESHKUJT DHE FEMRAT MARTOHEN?

a) për dashuri - 4 pikë b) për të pasur kënd të qetë në rrethin e familjes së lumtur - 3 pikë c)që jeta në çift t'ju jetë më e lirë - 5 pikë

2. ÇFARË JU OFRON TY DHE PARTNERIN?

a) shëtitjet e gjata në natyrë - 4 pikë b) dalja në restorante ku hahet mirë - 5 pikë c) bisedat për temat e jetës dhe problemet e njerëzve - 2 pikë

3. CILAT PERSONALITETE PARTNERI JUAJ DUHET T'I KETË? a) ndjenjën për familje, shoqëri - 2 pikë, b) elegancën, shprehitë e mira, të jetë argëtues - 3 pikë, c) të jetë i mirë në shtrat - 5 pikë.

4. CILAT PERSONALITETE I VLERËSONI TE PARTNERI JUAJ? a) qetësinë dhe ekuilibrin - 6 pikë, b) sensin për humor - 5 pikë, c) imagjinatën dhe inteligjencën - 4 pikë.

5. ÇFARË PRISNI NGA PARTNERI KUR NUK JENI NË VULLNET TË MIRË DHE NUK JENI NË DISKONIM? a) që të thotë ndonjë barsoletë që të shkriheni nga të qeshurat - 6 pikë b) t'ju përqafojë dhe ngushëllojë - 4 pikë c) t'ju lë rehat sepse atëherë ju nevojitet vetmia - 2 pikë

6. NJË NGJARJE E PAKËNDSHME JU KA QITUR NGA DREJTIMI a) të gjithëve ju ankoheni për fatin tuaj - 2 pikë b) dëshironi të jeni vetë sepse në qetësi vuani - 6 pikë c) mundoheni që sa më shpejtë të harroni ndodhinë me ndihmën e alkoolit - 4 pikë

7. KENI FITUAR NË LOTO MË SHUMË SE 3.000 EURO. ÇFARË DO TË BËNI ME ATO TË HOLLA? a) do të blini diçka praktike që gjithmonë e keni dashur - 1 pikë b) do të niseni në udhëtim me partnerin - 3 pikë c) partnerit i blini dhuratë e pjesën tjetër të të hollave do ta ruani - 5 pikë

Rezultati: Deri 18 pikë Jeni të prirë për gjëra dhe zgjedhje praktike. Të njëjtat cilësi i kërkoni edhe nga partneri juaj. Me fjalë tjera, në jetë ju prin mendja derisa ndjenjat janë në plan të dytë.

Prej 19 deri 27 pikë Ju anoni nga romantika. Nëse partneri juaj di të ëndërrojë për juve, nëse është i butë dhe i ndjeshëm - dijeni se keni gjetur personin e duhur për juve.

Prej 28 deri 38 pikë Nuk e dini se çfarë do të bëni me veten. Ju nevojitet një bashkudhë- tuar që ju udhëheq, sepse pa të jeni të humbur. Juve, sikurse edhe shumë femrave, ju nevojitet dikush që për çdo ditë kryen obligimet e përditshme dhe gjithmonë përkujdeset për juve.

(Kosova Sot)