Ngjarje e vërtetë: E çuditshme është kjo jetë (2)

  • 19 October 2017 - 15:45
Ngjarje e vërtetë: E çuditshme është kjo jetë (2)

Të nesërmen, ja përsëri ai para dyerve të mia, duke m'u përgjëruar t'i kthehem nëse e dashuroj, e asaj do t'i thotë të abortojë, e unë natyrisht se nuk e pranova një gjë të tillë. Në mënyrë që edhe ai të vazhdojë me jetën e tij përpara edhe unë vendosa ta gjej një të dashur dhe po dilja me një tjetër. Ashtu në kalim e sipër shfaqet një mik i tij, ndalem dhe mendoj me vete dhe them, nuk qenka edhe aq i keq. Të nesërmen ai djalosh më kishte dërguar një porosi me fjalët: "Unë jam burrë i vërtetë" po e lexoj dhe nuk po u besoj syve, dikush po bën shaka me mua dhe vendosa ta injoroj. Kur ai përsëri po më shkruan, dhe unë po i them se nuk po e kuptoj qëllimin e tij, ai ma kthen porosinë: "Unë vozis dhe shpërndaj vezët në shitoren e prindërve tuaj". Kështu po shkëmbenim shumë porosi dhe vendosëm që të takoheshim, i bukur ishte, por jo sikurse Irfani. Në takimin tonë të parë më puthi. Irfani e kishte vërejtur këtë dhe menjëherë ma kishte dërguar një porosi se ai djalosh nuk ishte për mua, se për të fliten shumë gjëra aspak të mira. Unë po mendoja se e gjithë kjo vjen nga xhelozia e tij, por me sa duket kishte dëshiruar që ai Mentori të mos më lëndonte. Kam vazhduar lidhjen me të derisa ky ishte martuar dhe kisha vendosur që ta ruaj këtë lidhje dhe të mos e lejojë asnjë vajzë tjetër, që të ma marrë atë nga duart. Mentori po më tradhtonte, këtë e dija, por kisha heshtur dhe po duroja, pasi që unë po refuzoja të flija me të, e unë pas çdo muaji që ndaheshim e lutja të më kthehej. Ahh… sa poshtë që kam rënë. E kisha bindur se do të flija me të vetëm se më nevojitet kohë, dhe kështu vazhdonim tutje, derisa pas një viti kur edhe vendosa që ta bëj një gjë të tillë. Dhe, ndodhi ashtu si gjithmonë kisha ëndërruar dhe ashtu si kisha dëshiruar, ndodhi në makinë, diku në mal. Kurrë vetes këtë nuk do të mund t'ia fal, e as atij, pasi që ma kishte shkatërruar jetën në atë moment. Po qaja për çdo ditë, por nuk kishte kthim prapa. Kisha filluar disi ta dashuroj dhe isha mësuar disi me të, derisa atij nuk ia ndiente fort për mua, edhe më tutje po takohej me vajza të tjera e më pas në përvjetorin e dytë të lidhjes sonë, në atë ditë, më braktisi. E më nevojitej pikërisht atëherë, kur po nisesha për në fakultet, por ai si arsyetim kishte zgjedhur të thoshte se "është i ri dhe i duhet të mbijetojë". Të nesërmen me një vajzë tjetër ai po kalonte përreth meje, ia plasa vajit dhe u nisa për në shtëpi. Nuk munda që të përmbahesha dhe i kam shkruar një porosi të gjatë, po aq sa një roman, se sa shumë e urrej, por disi po e dashuroja. Për çudi, nuk kaloi as një muaj i plotë, më thirri në telefon dhe më tha se dëshiron të pajtohet me mua. Shkova për t'u takuar me të dhe ma kishte përgatitur një befasi të mirë dhe kjo ishte edhe më shumë për t'u çuditur, pasi që unë mendoja se ai nuk ishte në gjendje ta bëjë një befasi të tillë. Ai më kishte dërguar në banesën e tij. Që nga petalet e trëndafilave, deri në shtrat, edhe aty kishte plot trëndafila, pastaj kishte qirinj, shumë shampanjë, balona. Por, kjo ishte shumë vonë, sepse nuk e lejoja të më lëndonte përsëri, kurrë më unë po e dashuroja edhe atëherë, ndoshta edhe më shumë. U ktheva në qytet, aty ku po studioja. Atje gjeta një të dashur të ri, disi ende më kujtohet Irfani, por nuk ndiej gjë më për të, derisa kujtoj Mentorin ndiej dhimbje. I dashuri i ri është i bukur dhe i mirë, me sy dhe flokë me ngjyrë kafeje, trupin e ndërtuar mirë, ndërsa që shpeshherë mendoj se asnjë djalosh nuk kujdeset për të dashurën e tij sikurse ai. Por, unë disi edhe më tutje po e dashuroj Mentorin, disi thuajse nuk dëshiroj ta harroj, por edhe nuk po mundem. Kam dëgjuar që tash e një kohë është në lidhje me një shoqen time, e që nga koha kur e kam kuptuar këtë nuk po shkoj më në qytetin tim, nuk dua t'i shikoj së bashku. Kam një të dashur dhe tash e dy vite po mundohem ta dashuroj dhe disi jam mësuar me të, por edhe më tutje po e dashuroj njeriun, i cili më së shumti më ka lënduar në jetën time. Sa e çuditshme që është kjo jetë. 

NGA NESËR MUND TA LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË "KURRË MË"

(Kosova Sot)