< Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (44) - Dashuri - Kosova Sot
Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (44)

Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (44)

E kapi me pirun një copëz të domates dhe ia ofroi buzëve të saj.

-Provoje... Kam përdorur vaj pa kolesterol, kripë deti dhe uthull të mollës.

-E shkëlqyeshme! Mirëpo, nesër kalojmë në erëza dhe në jogurt pa yndyrë.

-Nesër unë do të mund të gatuaj diçka. Gjellë me hithra, për shembull. Ka këtu sa të duash. Aty do të vendosim një vezë dhe një lugë ajkë. Do të jetë e përsosur!

-Do të lejoj të gatuash nëse do të ndihesh mirë. -Që tani po e ndjej se do të jem për mrekulli - po e ledhatonte me gishtin tregues nëpër fytyrën dhe mjekrën e saj.

-Si, me gjithë këtë kujdesin dhe vëmendjen tuaj, do të mund të ndihesha keq? Laura po dëshironte t'i thoshte se më shumë do të dëshironte të bënte për të, më shumë se të gatuajë dhe të pastrojë, por për një moment ajo u përmbajt. E kishte përfunduar darkën dhe kishte gatuar një kafe për të, derisa Redonit i kishte zier çaj. Kishin kaluar në dhomën e ndejës dhe ishin ulur në një kauç. Kishin fikur dritën dhe kishin ndezur një qiri dekorues. Laura ishte shtrirë në njërin kënd të kauçit dhe kishte vendosur këmbët në krahët e Redonit. Ai ia kishte zbathur çorapët dhe kishte filluar t'i bënte masazh në këmbë.

-Ah, sa që më pëlqen kjo - kishte frymuar thellë me kënaqësi, e më pas kishte pirë një gllënjkë kafe. -Këmbët tu janë ënjtur - e kishte vërejtur. Me siguri se ka kohë që nuk je lodhur kështu. - Ke të drejtë,por nuk më vjen keq. Dhe, e kishin mirë dhe bukur, asnjëri prej tyre përreth kësaj nuk kishte fije dyshimi. Mirëpo, Redoni e kishte të qartë, duke ia përkujtuar vetes se kjo mbrëmje nuk do të përfundojë ndryshe, duke bërë dashuri. E kishte ndjerë se do të kishte telashe nëse përqendrohet në këtë. Laura, për të ishte më e dëshiruar tani se kurrë më parë. Ndoshta pikërisht për këtë, që e dinte se nuk mund ta kishte, po mendonte. Ajo po dukej e mahnitshme, aq e relaksuar dhe e shtrirë në këndin e kauçit. Beli i saj ishte paksa i ekspozuar, duke lejuar pjesët e trupit të saj. Flokët e saj gjysmë të thara i ishin në shpinë, ishte shumë e bukur dhe e ëmbël. Zjarri nga qiri po ia formonte një hije në fytyrën e saj të bukur. Po e pinte kafenë dhe po frymonte me kënaqësi. Redoni kishte menduar me vete se si me orë të tëra do të mund ta dashuronte, pa ndaluar kurrë në ritëm. Nuk do t'i lejonte të flinte kurrë, përmes ledhatimeve do ta mbante të zgjuar deri në mëngjes. (vijon)

(Kosova Sot)

9 orë e 22 minuta më parë