< Ngjarje e vërtetë: KURRË MË! (2) - Dashuri - Kosova Sot
Ngjarje e vėrtetė: KURRĖ MĖ! (2)

Ngjarje e vėrtetė: KURRĖ MĖ! (2)

Dhe, çka pashë në aeroport? Asgjë. Ai as që erdhi, bile. Së pari mendova mos i kishte ndodhur diçka, por më pas mu kujtua se, po t'i kishte ndodhur diçka, ai do të më tregonte. Kuptova se diçka nuk ishte në rregull. Kur u ktheva në shtëpi, ia dërgova këtë mesazh: "Ku ishe? Erdha dy orë më herët, a nuk e more mesazhin tim në FB?". Në mbrëmje më thirri dhe më tha se duhej të takoheshim, meqë kishte për t'm'i sqaruar ca gjëra. Ndoshta nuk do të besoni, por mua as që më shkoi mendja se mund të kishte diçka të keqe. Fillova të gëzohesha pa masë që do ta shihja sërish. U takuam në një klub rreth orës dhjetë. Sapo hyra në klub, e pashë. O, Zot! Sa i bukur që ishte. E, ai, kur më pa, buzëqeshi disi si me zor, por unë vazhdoja ta mashtroja veten, duke thënë se kjo nuk ishte asgjë, se vetëm më ishte dukur. Ndoshta vetëm ishte lodhur. Vrapova, e përqafova dhe e putha. U duk sikur i erdhi fëlliqtë nga unë. Më nuk i dëgjoja të rrahurat e përshpejtuara të zemrës së tij. Kur filluam bisedën, ai rrinte si në baskia. Më pyeti si kisha kaluar jashtë shtetit. Kur i thash se më kishte munguar shumë dhe se vazhdimisht kisha menduar për të, në fytyrë iu paraqit një shprehje e dhembshme. Më pas më tha: "Kam diçka të rëndësishme për të të thënë dhe të lutem, mos më ndërprit. Të kam mashtruar. Po atë mbrëmje kur ke shkuar. Mërzinë time e largova te një femër tjetër. E di se nuk do të duhej, por ja, ndodhi. U deha dhe..." Unë nuk thosha asgjë, çdo fjalë e tij më lëndonte disa herë. Lotët më dilnin vetvetiu, e dënesjet nuk mund t'i ndalja. Doja që me diçka ta poshtëroja para të gjithëve, t'ia hedhja në fytyrë, t'ia mëshoja shuplakë dhe të dilja jashtë. Por, në atë moment te unë ndodhi një ndryshim. Mu duk se atij i vinte keq, se me të vërtetë pendohej dhe se edhe më tej kishte ndjenjat e njëjta. Atëherë mora vendimin më të keq në jetën time: "Të fal! Kjo nuk do të ndodhë kurrë më, apo jo?" Ai nuk e priste këtë, por shpresoja... Atëherë, pa kurrfarë ndjenjash dhe pa asnjë fije turpi, mi tha fjalët që më thyen tërësisht: "Më vjen keq, nuk të dua më! Nuk ndjej asgjë", u ngrit dhe u largua duke më lënë që të mbytesha në lot. Qëndroja ulur, ashtu e vetmuar, sikur ndonjë e marrë, mendoja ta vrisja veten, jeta ime nuk vlente asgjë pa të. U largua, iku përgjithmonë. Fjalët e tij ende më tingëllonin në vesh. E mundoja veten, e paaftë që të largohesha nga ai vend i mallkuar, nga ai klub i mallkuar, nga ai qytet i mallkuar... Nuk besoj se e ka dashur atë me të cilën më kishte mashtruar. E kishte verbëruar bukuria e saj artificiale. E, kemi mundur t'i kishim të gjitha. Ai do të pendohet, betohem se do të pendohet. Jo sepse planifikoj hakmarrje, do të pendohet kur ta kuptojë se ka gabuar. Ndërrova edhe shkollën, u largova. Nuk mund ta shikoja, më kishte vrarë, më kishte bërë rrafsh me tokë. Nuk do të mund të duroja ta shihja me atë... Tani kam gjetur një të dashur tjetër, i cili më adhuron, do ta jepte jetën për mua. Edhe unë e dua atë, sinqerisht. Nuk them se nuk mendoj për Besnikun ndonjëherë dhe nuk pendohem që kam qenë me të, por e tërë kjo i takon së kaluarës dhe nuk do të përsëritet kurrë më. Shpresoj që ai do të jetë i lumtur, pa mua. Shoqja më e mirë më ka treguar se ai e ka pyetur për mua. Ende më do, këtë e ka kuptuar vetëm tani. Por, tash është tepër vonë. 

NGA NESËR MUND TA LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË "GJITHMONË DO TË TË DUA"

(Kosova Sot)

22 orë e 49 minuta më parë