< TEST / Jeni gati për një dashuri të re? - Dashuri - Kosova Sot
TEST / Jeni gati pėr njė dashuri tė re?

TEST / Jeni gati pėr njė dashuri tė re?

Prej disa kohësh nuk keni një marrëdhënie të qëndrueshme. Por, si çdo gjë tjetër, edhe vetmia nuk zgjat përgjithmonë. Mbetet vetëm të zbulojmë se kur do të prishet magjia që ju mban larg një dashurie të madhe dhe të kuptoni nëse jeni në udhën e duhur për të takuar një njeri me të vërtetë të veçantë. Përgjigjja ndodhet brenda jush e në testin tonë.

1. JE PËRPARA PASQYRËS:

a. Flirtoni me veten b. E pyesni më shpesh se shtriga e Borëbardhës c. Do të donit të kishit një foto të retushuar përballë

2. PERSPEKTIVA QË TË KALONI NJË MBRËMJE NË VETMI ËSHTË: a. E papranueshme. Kërkoni shoqëri në Facebook dhe organizoni një dalje në momentin e fundit b. E mërzitshme: qëndron para televizorit derisa të zë gjumi në divan c. Qetësuese. Përkëdhelesh me një libër të mirë, muzikë të këndshme e qetësi pa fund

3. KUR TEZJA TË PYET NËSE KE TË DASHUR: a. E pyet se kur ka ndërmend të heqë qimet e mjekrrës b. I thua se do ta gjesh të dashurin, por për momentin nuk është një nga përparësitë e tua c. I rrëfen se je duke e kërkuar, por është më keq se të kërkosh gjilpërën në kashtë

4. KUR SHKON NË DISKOTEKË, OBJEKTIVI YT ËSHTË: a. Për të kërcyer e për t'u argëtuar deri sa të ezaurosh të gjitha forcat e tua b. Të flirtoni e të merrni me vete një tufë me numra telefoni c. Të përziheni mes njerëzve dhe kokteileve të ndryshme

5. NË MUAJT E FUNDIT JETA JUAJ SENTIMENTALE KA QENË: a. Si një bletë: lule më lule b. Ka munguar. E lusni edhe për një mesazh c. Kam dashur më shumë veten se sa të tjerët

6. KENI NJOHUR NJË DJALË SHUMË TË KËNDSHËM, POR KA DIÇKA QË NUK TË BIND. ÇFARË BËN? a. Një mundësi e dytë nuk i mohohet askujt b. Heq dorë: përshtypja e parë është ajo që ka rëndësi c. Mundohesh të bindësh veten se është vetëm një paranojë

7. SIPAS TEJE, MIQTË E TU TË MARTUAR JANË: a. Në kafaz b. Me fat c. Të guximshëm

8. MIKESHA JOTE SAPO ËSHTË FEJUAR. TI: a. Je e lumtur për të b. Të ha zilia e mendon "pse unë jo?" c. U thua shoqeve të tjera për të fejuarin e saj të ri

9. DHOMA JOTE E GJUMIT ËSHTË: a. Tejet private b. Një strofkull c. Një hapësirë e ndarë në mënyrë racionale

10. PËR TY NJË MASHKULL ËSHTË MBI TË GJITHA: a. Një dykëmbësh që bën pis, sidomos koshiencën e tij b. Gjysma tjetër e mollës c. Një qenie njerëzore me ndonjë diferencë anatomike

11. KUR NJEH NJË MASHKULL: a. Shikon nëse ka unazën rreth b. E mbyt me pyetje e shikime vrastare c. I shtrëngon dorën

12. I FEJUARI I ARDHSHËM ËSHTË: a. Një "bastard" që do t'ia dalësh ta nënshtrosh b. Një rrugë e mesme mes Mc Gayver dhe George Clooney c. Marrëzisht i dashuruar me ty 13. DASHURIA VJEN… a. Atëherë kur nuk e pret b. Kur e dëshiron me të vërtetë c. Kur fati i keq vendos të heqë dorë

Më shumë A

Po përpiqeni me gjithë shpirt.E shtypni pedalin e shpejtësisë si një limon, sepse mezi pret të shkosh në takim me dashurinë e re dhe me shpejtësinë që të del ndërkohë që dëgjon muzikë me zë të lartë. Por ndoshta je duke e ekzagjeruar. Mbase sepse të duket se po shkon në një mbledhje ku nuk mund të mungosh, duke qenë se shkojnë praktikisht të gjithë dhe nuk e konsideron si një takim romantik tete-atete. E pastaj me gjithë këtë shpejtësi rrezikon të humbasësh kontrollin e të gabosh rrugë, apo më keq akoma, të ngatërrosh drejtim e të gjendesh emotivisht jashtë përdorimit e në mes të udhës për shkak të ndalesave e rinisjeve të shpeshta. Ndaj, në vend që të përfshihesh nga frenezia e nga dëshira për të dashuruar sërish, mundohu të ndalësh pak, duke respektuar limitet e tua. Do të kuptosh se sa bukur mund të jetë edhe të udhëtosh vetëm, duke shijuaj peizazhin e rrugëve që kryqëzohen.

Më shumë B


Shpejtësia juaj është kaq konstante sa mund të dukesh sikur ke ndalur në vend. Por në të vërtetë je duke përparuar pashmangshmërisht drejt një drejtimi që as vetë nuk e di dhe që ndoshta as nuk të intereson dhe aq shumë: drejt një Dashurie të re. Vetëm se je aq shumë e përkushtuar të shijosh udhëtimin, me ndalesat e tij, duke zbuluar dhe duke u ndalur ndaj të papriturave, saqë nuk mendon për destinacionin final: kështu ingrano marshet, herë pas here freno, ndonjëherë shkel gazin e je kaq e relaksuar saqë duket sikur nuk ka asgjë tjetër, por vetëm rrugë drejt dashurisë. Për t'i kaluar këto rrugë nuk ke nevojë as për tabela rrugësh e as për navigator: ndiq instinktin dhe do të arrish në udhën e duhur, madje pa e kuptuar fare. Dashuria është pas dere.

Më shumë C 

Nëse destinacioni yt është një dashuri e re, me sjelljen tënde pa diskutim që po i largohesh, ose duhet të dalësh nga parkimi ku ke ngecur (apo të kanë ngecur). Fakt është, që nuk ke as qëllimin më të vogël për të rinisur një histori të re. Preferon të rrish në sediljen tënde me rripin e lidhur mirë dhe motorin fikur, për të mos rrezikuar nga aksidentet e mundshme përgjatë rrugës ku mund të takohesh me dashurinë. Herë pas herë vështron jashtë dritares, për të pritur momentin e duhur për të rinisur, sidomos nga vetja. Duhet thjesht t'i japësh vetes kohën e duhur, para se të rifillosh udhëtimin pa pasur frikë nga gropat më të thella.

(Kosova Sot) 
 

 

12 orë e 6 minuta më parë