< Ngjarje e vërtetë:Gjithmonë do të të dua (1) - Dashuri - Kosova Sot
Ngjarje e vėrtetė:Gjithmonė do tė tė dua (1)

Ngjarje e vėrtetė:Gjithmonė do tė tė dua (1)

Hmm... gjithçka ndodhi ashtu papritur dhe krejt në befasi. Kurrë nuk kam menduar se në jetën time do ta dashuroj dikë më shumë sesa që të kam dashuruar ty, por ja që edhe kjo ndodhi. Pak para se të fillonte stina e verës, mora në thua në disa kabllo, që kishin qenë në rrugët e qytetit dhe ja që pothuajse u rrëzova në kraharorin tënd. Po merrja frymë shpejt e thellë, por disi në përqafimin tënd po ndihesha e sigurt. Më shikove ashtu me huti, e unë kurrsesi nuk po ndaloja të merrja frymë thellë, por diçka lindi në mua dhe më shkaktoi njëfarë frike. Atë ngulitjen e syve të njëri-tjetrit e ndaloi ajo fjala jote ‘A jeni mirë?’…ooo çfarë zëri të bukur që paska, po mendoja me veten time.’Po’ ta ktheva duke u shtirë se nuk jam aspak e interesuar për ty. Ktheve kokën nga unë dhe më the: ‘Kujdes ku ecën, shihemi’! Pfffffff…, ndërsa që unë po prisja të njihemi më mirë apo që së paku do të prezantoheshe për mua, çfarëdo qoftë, por ishte ashtu si ishte kështu kishte filluar edhe ky tregimi ynë. Që nga ajo ditë kurrë nuk ndalova së menduari për ty, pata provuar disa herë të të gjej në ‘Facebook’, por sa herë që provoja nuk kisha sukses. Gjithmonë kam imagjinuar për ty, për ne. Me të vërtetë nuk e di se çfarë më kishte ndodhur atëherë, nuk po mund të besoja që të gjitha ato budallallëqe që i urreja, atë patetizëm, imagjinatën për dikë, si dhe për dashurinë në shikim të parë, por ja që krejt ishte e vërtetë. Herë pas here e pyesja veten time se çfarë po ngjet me mua. Kaluan dy javë që nga momenti, kur u hodha mbi ty, e ja që nuk dija asgjë për ty, kështu që në një- farë mënyre edhe të kisha harruar, por më datën 15 qershor, përsëri ne të dy u takuam në pishinë, më besoni apo jo përsëri mora në thua dhe më saktë pothuajse u goditëm (ngjashëm sikurse ata filmat me adoleshentë). ‘Vogëlushe, përsëri ti’, auuu, sa keq që po ndihem kur më the kështu’. Hahaha, vetëm ta shihnit fytyrën e tij, po bëj shaka, unë jam Uka, e ti, kështu më pyeti nja dy apo tri herë, e më pas filloi ta ledhatonte dorën time, para syve të mi. U zgjova nga ‘koma’ dhe i thashë ‘Kosovare’. E, po mirë atëherë, Kosovare, si thua të shëtisim pak përreth pishinës? Natyrisht se unë pranova dhe flisnim për gjithçka në mënyrë tekstuale, ngjashëm sikurse që na thërrasin prindërit tanë dhe na bëjnë pyetje. Nuk mund ta përshkruaj atë ndjenjë, isha personi më i lumtur në botë. Ai ishte i gjatë, flokët ngjyrë të zezë, me sy të gjelbër, po dukej mjaft mirë, ishim moshatarë, në fakt ai ishte dy vite më i vjetër sesa unë. Kur arrita në shtëpi, isha e lumtur dhe me gojën nga veshi në veshë me buzëqeshja mezi po prisja kërkesën e tij për shoqërim. Dhe, pas krejt pritjes sime, që thuajse nuk kishte as durime as fund, edhe kjo ndodhi. Ftesën e pranova menjëherë dhe menjëherë më është lajmëruar. Shkëmbyem porosi deri në ora katër të mëngjesit. Dhe, kështu gjithmonë pas këtij momenti jemi kemi shkëmbyer porosi, jemi takuar gjithmonë, madje mblodhi guximin edhe të më puthte. Unë po fluturoja nga gëzimi. (vijon)

(Kosova Sot)

23 orë e 4 minuta më parë